Përplasje me kallashnikov në Tushemisht, policia parandalon tragjedinë
11/08/2017 Shpërndaje

Përplasje me kallashnikov në Tushemisht, policia parandalon tragjedinë

Policia ka parandaluar një konflikt të ashpër mes dy personave në fshatin Tushemisht të Pogradecit pasditen e së enjtes.

Personat e konfliktuar janë A.P dhe G.Xh, përkatësisht 25 dhe 33 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Mësohet se pasi janë konfliktuar, i riu me iniciale A.P ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht për të marrë kallashnikov, e më pas është vënë në ndjekje të 33 vjeçarit.

25 vjeçari ka hyrë në një lokal për të gjetur personin tjetër në koflikt por me të ndërhyrë policia ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Parandalimi i kësaj tragjedie është bërë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.