Për herë të parë, liderat politikë shqiptarë në “darkë” të përbashkët
08/09/2017 Shpërndaje

Për herë të parë, liderat politikë shqiptarë në “darkë” të përbashkët

Liderat kryesorë të politikës shqiptare Rama, Basha dhe Meta për herë të parë, gjatë gjithë daljeve të tyre në emisione televizive kanë kaluar një “darkë” së bashku. Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme festoi 20 vjetorin e emisionit “Opinion”, duke zhvilluar një emision ndryshe, në mes të sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, me të ftuar special.

Të ftuar në këtë natë kanë qenë disa nga figurat e njohura të ekraneve shqiptare, politikanë, gazetarë, aktorë, akademikë  të cilët kanë qenë të ftuar në emisionet e zhvilluara nga Fevziu përgjatë 20 viteve. I ftuari i parë ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili foli për eksperiencat  e tij në politikë dhe pasionin për librat. Meta tha se ka një pasion të madh prej vitesh për librat, ndonëse surpriza e vërtetë ishte dhurata që i bëri Fevziut, e cila ishte një dron, shkruan pozitivi.org.

Ndër të ftuarit i 3 në rradhë ishte kreu demokrat Lulzim Basha. Gjatë intervistës dhe përgjigjeve të Bashës, Fevziu në një moment nostalgjie tregon kohën kur të 2 kanë qenë në një shkollë. Ndërsa i intevistuari i fundit në rradhë nga politikanët, në sheshin “Nënë Tereza” ka qenë kryeministri Rama. Rama ka preferuar që këtë herë të ndërrojë rolet me Fevziun, duke e vënë atë në pozitën  etë intervistuarit. Sigurisht batutat nuk kanë munguar në këto intervista, ku liderët politikë dukeshin ndryshe.

Pjesë e këtij emisioni të mbrëmjes së djeshme, ishin politikani Sali Berisha dhe Fatos Nano. Intervistat me Nanon dhe Berishën nuk u bënë “live” në sheshin “Nënë Tereza” , por ishin zhvilluar më parë, shkruan pozitivi.org. Këtë herë dy ish-liderët erdhën me rrëfime më vete. Nano  dhe Berisha kanë kujtuar vitet në politike dhe në ekranet televizive. Për herë të parë në një emsion televiziv shfaqen të gjithë në të njëjtën natë, madje 3 të parët në një ambient të përbashkët, me intervista tepër të veçanta.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.