Pasi humbi të gjitha librat në zjarr, vajza e vogël bën një bibliotekë thesar
Tetë-vjeçarja Heidi VanSumeren humbi të gjithë materialet e saj të leximit muajin e kaluar kur një zjarr shkatërroi shtëpinë e tyre në Parma të Miçiganit. Sipas nënës së saj, Beth VanSumeren, vajza në klasën e dytë u shkatërrua nga humbja, pasi librat ishin pjesë e pandashme për të.
“Librat janë me të vërtetë të veçantë për të,” tha Beth nëna e vogëlushes për “Good Morning America”. “Ne mund të flasim me të dhe të përpiqemi t’ja shpjegojmë, por kur ajo mund ta lexojë atë vetë sa herë që është e trishtuar dhe ka nevojë për ndihmë, kjo është gjithmonë një mënyrë më e lehtë për të që të kuptojë gjërat”.
Tani, falë autorëve të shumtë dhe bibliotekarëve në të gjithë vendin, koleksioni i librave të Heidit është ripunuar, e disa të tjerë më vonë. “Kutia e librave të rinj” po mbërrin për vajzën në javët e fundit. Deri më sot, Heidi ka marrë më shumë se 300 libra, një tavolinë, një karrige dhe disa pajisje të tjera.
Përpjekjet për të ndihmuar Heidin u ndërmorën dhe nga autori i fëmijëve Bob Shea, i cili e takoi vajzën gjatë një vizite në shkollën fillore muajin e kaluar. Pasi dëgjoi për humbjen e Heidit, Shea publikoi në tëtter një lutje për të ndihmuar vogëlushen. Mesazhi i tij u përhap shpejt, kështu shkrimtarë të tjerë, duke përfshirë karikaturistin Jamie Cosley dhe autorin Julie Falatko, i dërguan libra të rinj për t’u lexuar.
Pas humbjes së të gjitha librave në një zjarr, vajza e vogël tashmë ka bërë një bibliotekë, që në fakt është një thesar, me libra nga autorë mbarëkombëtar.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
