Pasi dhuroi 2 milion dallar për SPAK, Ambasada e SHBA jep 920 mijë dollarë për reformën në burgje
13/12/2019 Shpërndaje

Pasi dhuroi 2 milion dallar për SPAK, Ambasada e SHBA jep 920 mijë dollarë për reformën në burgje

Në vijim të mbështetjes së Shqipërisë kundër luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi dhuruan 2 milionë dollar për t’u siguruar që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë dhe të ngrihet e funksionojë në mënyrë të pavarur, ditën e sotme përmes një njoftimi Ambasada Amerikane në Tiranë thotë se SHBA ka ofruar edhe 920 mijë dollarë për reformën e burgjeve shqiptare.

Në postim thuhet se Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri, ku u bë i ditur dhe investimi fillestar prej 920,000 dollarë.

‘Drejtoresha e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Julie Craven u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili për të biseduar mbi planet e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri. Me në investim fillestar prej 920,000 dollarë, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës do të ndërtojë programe që do shënjestrojnë burgjet ku mbahen disa prej kriminelëve më të mëdhenj. Investimi i Shteteve të Bashkuara do të forcojë aftësinë e personelit të burgjeve për të ndalur dhe shkatërruar aktivitetin e paligjshëm pas hekurave dhe do të aktivizojë procese për të luftuar korrupsionin në sistemin penitenciar. #ShBANdihmonShqiperineTeLuftojeKorrupsionin‘, shkruan Ambasada.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.