Oficeri dërgon 22 vjeçarin në intervistë pune
25/04/2019 Shpërndaje

Oficeri dërgon 22 vjeçarin në intervistë pune

Një i ri në Cahokia, Illinois, fillon një punë të re këtë javë dhe për këtë ai falenderon një oficer policie që e dërgoi atë për të zhvilluar intervistën.

Ka’Shaën Baldëin, 22 vjeç, u ndalua javën e kaluar nga oficeri Roger Gemoules për targa të skaduara. Baldëin gjithashtu nuk kishte as patentë shoferi të vlefshme. Por, ai i tha Gemoules se kishte një intervistë pune dhe nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të arritur atje.

Oficeri Gemoules e dërgoi atë në intervistën e tij dhe 22 vjeçari e fitoi punën. Francella Jackson, asistente e kryetarit Curtis Mçall Jr, e ka postuar historinë në Facebook.

“Në emër të kryetarit Curtis Mçall Jr, do të doja të falënderoja Zyrtarin Gemoules që ka treguar dhembshuri dhe që ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si funksionon policimi i orientuar nga komuniteti”, shkroi Jackson.

Gemoules tha se Baldëin kishte nevojë për këtë punë. “Ai ishte i sjellshëm kur e tërhoqa dhe dukej djalë i mirë, kështu që doja t’i jepja një shans”, tha Gemoules për KSDK. “E dija se do ta kishte të vështirë ta arrinte kursin.”Puna e re e Baldëin është si një mbajtës paketash. Kjo do të jetë puna e dytë e Baldëin, përveç punës që ai tashmë ka në një McDonald’s.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.