Nxënëset mbledhin mbi 20,000 mbështjellëse produktesh, i dërgojnë tek prodhuesit për të frenuar përdorimin e plastikës
22/09/2018 Shpërndaje

Nxënëset mbledhin mbi 20,000 mbështjellëse produktesh, i dërgojnë tek prodhuesit për të frenuar përdorimin e plastikës

Në një përpjekje për të frenuar paketimet e produkteve me plastikë, disa nxënëse po dërgojnë pjesë të mbështjellëseve të paketimeve tek prodhuesit, duke kërkuar paketim më të qëndrueshëm.

Me sugjerimin e këshillit të qytetit të tyre, dhjetëra vajza nga Shkolla e Mesme e Subbiah Vidyalayam në Thoothukudi, në Indi, grumbulluan 20,244 mbështjellës gjatë dy javëve.

Ato pastaj i kthyen mbështjellëset pas tek kompanitë përkatëse duke i bashkangjitur një letër: “Jemi të kënaqur me shijen dhe cilësinë e produkteve tuaja, por të pakënaqur me paketimin. Ne duam të sigurojmë një ambient të sigurt për gjeneratat tona të ardhshme dhe të minimizojmë gjurmët plastike.

Ne kemi vendosur të mbledhim mbështjellëset plastike që keni përdorur për produktet tuaja dhe do t’i dërgojmë që t’i asgjësoni. Ju lutemi na ndihmoni të shijojmë produktet tuaja, por me paketim ekologjik”, shtuan ata.

Meqënëse legjislacioni kombëtar thotë se kompanitë e ushqimeve janë përgjegjëse për nxjerrjen e paketimit të produkteve të tyre, këshilli i qytetit thuhet se kërkon që këto kompani të krijojnë një plan veprimi për të trajtuar problemin e mbeturinave brenda dy muajve të ardhshëm.

Sipas Times of India, përfaqësuesi i këshillit të qytetit Alby John Varghese thotë se iniciativa ishte një “sukses i madh” dhe ata kanë ndërmend të “zgjerojnë praktikën tek korporatat e tjera dhe shkollat private” në të ardhmen.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.