Një strehë nuk mjafton, ata duhet të dalin vetë në jetë
15/02/2019 Shpërndaje

Një strehë nuk mjafton, ata duhet të dalin vetë në jetë

T’i sigurosh nje personi me aftesi te kufizuar, institucionin ku ai do te strehohet sigurisht qe eshte nje mundesi e mire per te perballuar veshtiresite e tij te vazhdueshme me perditshmerine. Por kalimi nga nje institucion perkudesjeje ne nje tjeter, nuk eshte zgjidhja me e mire per keta persona. Sfida me e madhe e programit te mbrojtjes sociale eshte nevoja per de-institucionalizim. Nje nga pikat qe parashikon modernizimi i skemes se eshte punesimi i PAK permes aftesimit profesional. Edhe pse mund te duket nje sipermarrje e veshtire, ka shembuj te mire se si kjo mund te arrihet.

Qendra e zhvillimit rezidencial ne Durres, strehon prej 6 vitesh nje vajze 24 vjecare me incialet F.K qe ka aftesi te kufizuar ne shendetin mendor. Vajza e re nga nje qytet bregdetar i vendit ka kaluar permes nje kalvari levizjesh nga nje institucion ne tjetrin qe prej lindjes se saj. Fillimisht ajo ishte strehuar ne shtepine e femijes, pas braktisjes nga nena biologjike. Ne kete institucion qendroi deri ne moshen e pjekurise per tu strehuar me pas ne qendren e zhvillimit rezidencial ku eshte aktualisht. Vajza vuan nga nje prapambetje e lehte mendore, ndaj perpjekja per ti dhene arsimin profesional rezultoi e suksesshme. Permes donacioneve te grumbulluara, 24 vjecarja ndoqi per 6 muaj nje kurs rrobaqepsie.

Drejtuesit e qendres se formimit profesional ne qytetin e Durresit, vleresuan impenjimin e saj maksimal per te pervetesuar kete zanat, pavaresisht kufizimit ne shendetin mendor qe ajo ka. Por ky lloj kufizimi nuk e pengon ate te nise nje pune, pasi komunikon dhe bashkevepron shume mire e tashme ka marre edhe certifikaten per te ushtruar punen si rrobaqepse. Por ndihma qe sistemi i dha 24 vjecares nuk eshte ende e plote. Tashme ajo duhet te gjeje nje pune, duke tejkaluar paragjykimet e punedhenesve, bazuar thjesht dhe vetem mbi aftesine e saj te kufizuar. Veshtiresia per te rene nuk ka perfunduar ketu, sepse ajo nuk ka nje familje biologjike ku te kthehet pas nje viti. 24 vjecarja do te kaloje ne nje tjeter institucion rezidence, pasi ne qendren ku ndodhet limiti i moshes se qendrimit eshte deri ne 25 vjec. Gjithashtu edhe numri i rezidenteve eshte i kufizuar, 44 persona.

E megjithate aftesimi profesional qe vajza mori eshte hallka e pare e mbrojtjes sociale qe do ta coje drejt punesimit e rrjedhimisht ne riintegrim dhe dinjitet ne shoqeri. Nese rastet kapen qe ne vogeli, edhe rruga qe ndiqet eshte me e thjeshte. 24 vjecarja nuk kishte as arsimimin e mesem ndaj perfshirja e saj sociale eshte me e veshtire. Per te evituar kete ngerc ne edukimin e personave me aftesi te kufizuar, puna duhet nisur qe ne moshen e hershme. Dy raste te tjera qe po trajtohen nga qendra e zhvillimit rezidencial ne Durres jane te dy vogelusheve autike, te cilet kane hyre ne klase te pare dhe te dyte ne nje nga shkollat 9-vjecare te qytetit. Kjo do te sherbeje jo vetem per arsimimin e tyre, por edhe per perballimin me te mire te aftesise se kufizuar qe kane, duke i bere ata vet pjese te zgjidhjes dhe jo shifra ne institucionet e strehimit.

Qendra e Zhvillimit Rezidencial në Durrës

Qendra e Zhvillimit për PAK në Durrës ofron shërbim rezidencial për personat 0-25 vjeç. Për 44 përfitues janë në dispozicion 28 punonjës. Veç shërbimit bazë strehë dhe ushqim për përfituesit ofrohen edhe shërbime individuale, apo të specializuara në fizioterapi, logopedi dhe terapi zhvillimi.  Për të fuqizuar stafin ata vetë kanë kaluar përmes një procedure trajnimesh si  trajnim për mënyrat e reagimit në raste te “Abuzimit seksual të fëmijëve”,  apo “Edukim gjithspërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta”.

Por ajo që shihet si mendësi e re që synohet të  sjellë riintegrim të tyre PAK në komunitet është aplikimi i modelit të deinstitcionalizimit për të gjithë përfituesit që kanë mbushur moshën 25 vjeç. Për këtë arsye ata që në moshë të vogël testohen për aftësitë apo dëshirat që kanë dhe integrohen në kurse si rrobaqepësi, kursi i punimeve me grep, apo dega e gatimit.

Shërbimi Social Durrës

Shërbimi social në Durrës ka zhvilluar 8 eventë të mëdha dhe 20 të vogla me synim për të rritur ndërgjegjësimin mbi fenomenet që shqëtësojnë personat në nëvojë. Mes tyre spikasin aktivitete kushtuar Familjes por edhe  Kundër Dhunës në familje apo Autizmit. Pra qëllimi i këtyre aktiviteteve por edhe vetë koncepti i strategjisë sociale është që gradualisht të arrihet të krijohet jo thjesht një hartë e detajuar me informacionet mbi grupet (individëty)  në nevojë, por për të kaluar te ndihma ndaj tyre që në hapin e parë për të arritur që si në rastin e Qendrës së Zhvillimit për PAK në Durrës, këta individë përveç shërbimeve bazë si strehim apo ushqim të marrin edhe Kurse profesionale me qëllim riintegrimin social të tyre. Qëllimi final për të evidentuar secilin prej tyre si një histori suksesi është aplikimi i modelit të deinstitucionalizimit për të gjithë  përfituesit që kanë mbushur moshën 25 vjeç. Riintegirmi i tyre në komunitet është sfida kryesore, duke i bërë ata të aftë që të kalojnë në . Por në Qarkun e Durrësit Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror si prioritet të shërbimeve për grupet specifike në vitin 2014-2016 ka renditur disa por veçojmë disa prej tyre:

Asistencën ndaj fëmijëve dhe grave vitima / dëshmitare të dhunës në familje

Asistencë ndaj viktimave të mundshme të trafikimit sipas procedurave standarde të veprimit

Këto shërbime u prezantuan në kudër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes kur Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizoi Panairin e Shërbimeve Sociale, për promovimin e vlerave të çmuara të familjes. Gjatë aktivitetit u prezantua Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale, e cila synon të kontribuojë në fuqizimin e familjes dhe mbrojtjes e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Stenda promovuese e Qarkut Durrës prezantoi shërbimet e strukturave publike në nivel rajonal dhe vendor si dhe të organizatave jofitimprurëse kombëtare dhe ndërkombëtare , që ofrojnë modele të përkujdesit shoqëror për familjen.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.