Një mesazh për shqiptarët
09/04/2019 Shpërndaje

Një mesazh për shqiptarët

Adi Sarajlic është një prezantues dhe producent mjaf i njohur në Bonjë Hercegovinë, i cili ngjan shumë me aktorin e mirënjohur shqiptar Herion Mustafaraj. Adi ka filluar ta njohë më shumë Shqipërinë dhe situatën në vend. Sipas tij bashkëpunimi mes mediave dhe gazetarëve nga vende të ndryshme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e të gjithë rajoneve, jo vetëm për vetë vendet por edhe për zhvillimin e demokracisë dhe një të ardhmeje më shpresëdhënëse. Edhe pse kupton vetëm disa fjalë të gjuhës shqipe, para disa vitesh ka dëgjuar muzikë shqiptare dhe një nga këngët e tij të preferuara është Kosovska. Ai nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por mendon ta vizitojë së shpejti. Përmes një videoje ai përcjell një mesazh të bukur për të gjithë shqiptarët. “Një mesazh për të gjithë njerëzit në Shqipëri është bëni dashuri dhe jo luftë”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.