Një fundjavë ndryshe në Brezovicën e zbardhur (VIDEO)
30/12/2017 Shpërndaje

Një fundjavë ndryshe në Brezovicën e zbardhur (VIDEO)

Kristi Mukollari për pozitivi.org

Destinacionet kryesore për pushime dhe për të kaluar momente argëtimi në këto ditë të ftohta dimri mbeten vendet malore ku ofrojnë kënaqësinë e bardhësisë së borës dhe skijimit.

Ashtu është dhe Brezovica, e preferuar nga shumë njerëz, e cila ndodhet vetëm pak orë larg kryeqytetit shqiptar dhe rreth 1 orë e 30 minuta nga Prizreni. Brezovica është një qendër kosovare e turizmit dimëror që shtrihet në Malet e Sharrit me një hapësirë rreth 2500 ha, në lartësinë mbidetare 1718-2522 m.

Me mundësitë që Brezovica ofron për dashamirësit e skijimit, ajo është qendra turistike më e vizituar gjatë dimrit në Kosovë.  Në mes të kësaj hapësire skijimi vizitorët dhe sportistët kanë mundësinë të gjejnë të gjitha kushtet për një akomodim të ngrohtë. Që nga ushqimet tradicionale e deri tek kuzhinat ndërkombëtare deri tek argëtimet e ndryshme që ky vend ofron.

Një destinacion special dhe jo i kushtueshëm, për pushime dimërore. Unë vendosa të shijoj disa ditë, duke provuar të gjiha mundësitë që të jep ky vend në këtë stinnë. Kënaqësi që s’mund ta përshkruaj me fjalë por vendosa të përcjell disa fragmente të këtij udhëtimi, duke i përmbledhur në këtë video.  Për më tepër iu ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme të realizuar nga Kristi Mukollari:

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.