Një pasdite ndryshe në plazh, dallgë, përmbytje, psherëtima, errësirë si në shekullin e xixave (VIDEO)
Gjithçka nis nga pasditja. Nisesh për në plazhin e Golemit, dielli për një pëllëmbë është gati të futet në re e pastaj perëndon. Rruga përgjatë qytetit të vjetër bregdetar të Durrësit, e zhurmshme nga psherëtimat e turistëve dhe banorëve që po kthehen nga plazhi krijonë një kolazh zanor. Disa kalojnë drejt tregut për të blerë ushqimet e darkës, për të blerë kremëra nga skuqja e diellit… Të tjerë nisen drejt plazhit të shijojnë perëndimin e diellit, ujin që fillon që freskohet dhe jodin e mbrëmjes që të kalon nëpër mushkëri nga era e lehtë.
Teksa kalon nga qyteti i Durrësit të pushton një nostagji. Ndërtesat e vjetra, lëvizjet e njerëzve në grupe, të krijojnë një përfytyrim të koperativës. Të duket sikur e ke provuar jetesën në shekullin e “xhixhave”. Mbërrin pranë plazhit por çadrat dhe shazllonët janë boshatisur. Tek-tuk shikon të rinj që po luajnë me letra ulur në shazhllon, duke vrapuar pranë bregut, e të tjerë që ikin drejt banesave pushuese, shkruan pozitivi.org.
Dallgët që vinin deri poshtë shazllonëve, mbulonin gjurmët e këmbëve dhe gërryenin rërën. Kjo ishte dita e parë e gushtit që dukej si vjeshtë. Sa më pranë detit të shkoje aq më fort e ndjen erën që të përplaset në kraharor. Pas 12 ditëve të nxehta, fillon shiu dhe dalja e detit nga shtrati në datën 13 gusht. Dallgët e furishme përplaseshin aq fort, saqë frikësoheshe vetëm duke i parë. Asnjë kokë njeriu nuk dukej në det përveç dallgëve që vinin deri në mes shazllonëve, shkruan pozitivi.org.
Pasi ngopesh me atmosferën vjeshtore, nga mbrëmja kthehesh në banesë. Qetësia kishte rënë kudo, pushuesit të lodhur po bëheshin gati të flinin. Pas rutinës së darkës, shtrihesh në orën 12 të natës në një krevat të vjetër marinar, pranë dritares që ishte ngjitur me plepat. Perdja ngjyrë kafe që nga ora 10 fillon të lëkundet shumë. Gjethet e pemëve pak më tutje kokës oshëtinin. Dyert e tjera të shtëpisë, hapeshin dhe mbylleshin nga era e fortë që depërtonte nëpërmjet dritareve, krijonin një zhurmë si në filmat e vjetër të komunizmit.
Dukej sikur dikush dëgjonte pas dere, në fakt ishte atmosfera vjeshtore që depërtonte në shtëpi. Edhe në orën 1 gjys të natës dukej qielli i zhymtë i cili ndriçohej nga drita e rrufeve të lehta. Rruga bosh, ishte e zënë në disa cepa nga makinat. Heshtja kishte rënë gjithandaj, dëgjohej zhurma e gjetheve, era që frynte deri brenda, lëvizja e perdes mbi kokë madje edhe dallgët e detit disa metra më larg… Nata u pasua me shi që pëplasej në xhama, sinjalet e dhëna gjatë mbrëmjes kishin paralajmëruar gjithkënd.
“Vapa ikën me gushtin”… Ishte natë vjeshte dhe pse data shënonte 13 gusht. Me pak fjalë një natë magjike… /Pozitivi.org/
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
