Një baba i tregon fotografes arsyen e vërtetë pse qau pas lindjes së djalit të tij
15/09/2018 Shpërndaje

Një baba i tregon fotografes arsyen e vërtetë pse qau pas lindjes së djalit të tij

Kirstie Perez fotografe e Kirstie Perez në Dallas, të Texas-it, i tregon një babai të ri se e ka fotografuar duke qarë ndërsa ka parë djalin e tij për herë të parë. Por kjo nuk është arsyeja pse ai po qante.

Ja çfarë shkroi Kirstie Perez për këtë moment magjik të çiftit dhe bisedës së zhvilluar me babain e të porsalindurit:

“Ai e pa pafuqisht gruan e tij duke vjellë me bollëk për 285 + ditë. Ishte dëshmitar i 30 kilogramëve që gruaja humbi gjatë shtatzënisë.

Ajo ishte shtruar në spital 4 herë për dehidratim gjatë gjithë shtatzënisë. Hanin darka më shumë në shtëpi sepse çdo erë e sëmurte atë.

Pas disa muajsh që kishte qenë aty për të sa më shumë që ishte e mundur, ai e mbështeti të shoqen edhe gjatë lindjes.

Unë (fotografja) i thashë që e kapa duke qarë ndërsa shihte djalin e porsalindur dhe ai ma ktheu, ‘Kjo nuk ishte arsyeja pse po qaja’.

Në mëdyshje, e pyeta se çfarë donte të thoshte. Ai qau përsëri dhe tha: “Kjo është hera e parë që unë shoh buzëqeshjen e saj në 10 muaj”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.