Nismat e gazetarit, Osman Stafa: Nga i verbri që e kuroi si ta kishte gjysh. Rasti që preku mjekun dhe ia bëri falas ndërhyrjen
21/09/2022 Shpërndaje

Nismat e gazetarit, Osman Stafa: Nga i verbri që e kuroi si ta kishte gjysh. Rasti që preku mjekun dhe ia bëri falas ndërhyrjen

Gazetari i njohur i politikës, Osman Stafa prej vitesh ka ndërmarrë nisma te shumta për njerëzit në nevojë, por dhe nisma që lidhen me komunitetin apo angazhimin e të rinjve. Për Pozitivi.org Osmani ndan pak nga nismat vullnetare për rastet në nevojë.

Prej vitesh je angazhuar me nisma vullnetare, duke qënë shumë pranë njerëzve në nevojë. Si të ka lindur ideja për të ndërmarr nisma të tilla?

Më shumë se sa ide ka qënë si ndjesi që unë kam pasur e konkretisht ka qënë kohë kur kam qënë në fillesat e mija të gazetarisë kur unë isha në televizionin Vizion Plus dhe duke qënë se mbuloja gazetarinë sociale më qëllonte shumë herë të gjendesha nëpër spitale apo rrugë ku numri i personave që kishin nevojë për ndihmë ishte vërtetë shumë i madh. Më ka qëlluar njëherë, një rast që më ka bërë të ndihesha shumë ndryshe kur teksa shkoja çdo ditë në Vizion Plus për të punuar. Disa herë u përballa me një gjysh që kishte vendosur një tabelë përpara që thoshte jam i verbër dhe kam nevojë për para për të kryer operacionin. Ditën e parë tentova që ti flisja por nuk munda. Ndërkohë ditën e dytë teksa e kalova 15 metra u ktheva mbrapsht, lashë disa të holla dhe u ktheva të bisedoja më të për të kuptuar më shumë nga historia për të bërë një lloj verfikimi nëse ky ishte një rast abuziv apo kishte vërtetë nevojë për ndihmë. Pas këtij momenti i propozova idenë që unë mund ta merrja atë për të kryer vizitën dhe çfarë do thonin mjekët unë do i përgjgjesha. Ishte hera e parë që unë bëja dicka kaq të madhe. E marrë gjyshin dhe e cojë në QSUT në spitalin Francez. Nuk i jap asnjërit të kuptojë që nuk kam asnjë lidhje me të. E trajtova si gjyshin tim. Dhe kur erdhi momenti për të marrë të dhënat për hapjen e kartelës, më pyetën mua dhe nuk kisha asnjë informacion. Reagimi i mjekëve ishte disi çuditës se kush është ky që nuk di të dhënat e gjyshit të vet, përvecse emrit që ishte Rexhep. Nuk i dhashë rëndësi atij momentit, ndërkohë më pas u vendos që të ishte 500 mijë lekë kostoja e operacionit. Do të bëhëj në privat pasi në shtet nuk mund të kryhej. Unë ndërkohë e bëra një status në rrjetin tim social u mblodhën këto 500 mijë lekët për gjyshin. Kur shkoj sërish unë për të përcaktuar disa detaje të tjera infermjerët mësojnë historinë se çfarë kishte ndodhur vërtetë, dhe ajo fabula që ata kishin menduar. Ndërkohë unë kisha marrë një njeri në rrugë e kisha trajtuar si gjyshin tim dhe më pas po kujdesesha për të. Këtë e merr vesh dhe mjeku dhe më thotë mqs ti ke bërë këtë gjë, unë do ia bëj falas operacionin. Ishte një emocion shumë i madh dhe për mua që dëgjoja që një person, doktor mori vesh se çfarë unë kisha bërë vendosi ta bënte falas. 500 mijë lekshin gjyshit ia kemi dhënë në formë pensioni. Nga 80 mijë lekë në muaj, jo të gjitha në të njëjten kohë pasi djali ia merrte për të konsumuar alkool.

Si lidheni ju me rastet që kanë nevojë për ndihmë?

Më rastet lidhem si pasojë e punës. Të qënurit gazetar me jep mundësinë të kem kontakte me sa më shumë njerëz. Kjo më ka bërë që unë jo thjesht të bëj lajmin për këta njerëz për të raportuar historinë e tyre jetësore që është e trishtë për çdo lloj problematike, por nuk e lë me aq. Investohem vetë për të zgjidhur situatën. Nëse ka nevojë për shërbim në spital lidhem me spitalet për të marrë shërbimin që ka nevojë. Nëse i duhet një operacion do kujdesem që siguroj shumën e caktuar që më pas të kryhet ndërhyrja, apo dhe operacione për fëmijët që kam pasur raste fëmijësh. Puna e gazetarit më ka lidhur shumë, unë e shikojë si një misson. Përderisa unë e kam këtë punë dhe kam kontakte me njerëz nuk e konsideroj punë vetëm të raportuarit por të dërguarit më tej. Duke e çuar dhe në aktivizëm. Po ajo çfarë bëj unë nuk lidhet vetëm me gazetarinë dhe bamirësinë. Ka lidhje edhe me humanizëm. Humanizëm, gazetari dhe aktivizëm. Pra këto janë këto 3 shtyllat ku unë e mbështes punën time dhe më pas eci kështu me kalimin e kohës. Dua të theksoj këtë pjesën që të bësh bamirësi sot në Shqipëri duhet të jesh ky personi që padyshim ke të ardhura shumë të mëdha apo dhe të vogla por që të pakten jep nga vetja jote shumë. Ajo çfarë bëj unë është një lloj nxitje për të tjerët një lloj humanizmi, një lloj aktivizmi që të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta zgjidhim hallin e nënës apo fëmijës. Të bëhëmi bashkë dhe të marrim nga ajo lumturia kur ti ndihmon dikë jo vetëm që të jetë diçka locale që më përfshin vetëm mua dhe unë e bëra. Duhet që të gjithë bashkë të bëhemi dhe të lëmë shembuj të mirë. Pasi kemi vetëm lajme të këqija, lajme negative, lajmet e vrasjeve, lajmet e përdhumimeve, lajmet e politikës, gënjeshtrat, fasadat, zenë shumicën e lajmeve, hapësirës mediatike. Hajde të bëjmë diçka ndryshe. Kjo diçka ndryshe bëhët me shumë njerëz bashkë, duke dhënë nga një mesazh, duke dhënë diçka nga vetja. Kështu zgjidhim hallin e një familje, hallin e dikujt.

Si do e vlerësonit interesin e të rinjve për të bashkëpunuar për nisma dhe aktivitete humanitare?

Nga eksperienca ime mund të them që po patjetër interesimi i të rinjve nuk mund të them që është shumë i madh. Prsh nëse ti del në një nismë, e prezanton dhe të mblidhen njerëzit. Ka 5 apo 10 veta por që shumica nuk e kanë atë ndjesinë brenda që të përfshihen në nisma të ndryshme apo të harxhojnë kohën  e tyre, enegjitë e tyre në këto nisma. Bëhët fjalë çështje mendore që ty të rëndojnë. E thënë ndryshe ti mban aspekte psikologjike të asaj familjes. Çështje, që ti rëndohesh emocionalisht kur i dëgjon historinë e asaj familjes që vuan. Ajo çfarë vlen të theksohet është që personi duhet të jetë vetë shumë i përgatitur përballë rasteve të tilla. Në mënyrë që ajo historia të mos mbingarkoje ty. Pasi ti më pas nuk e zgjidh por mbingarkohesh, ngrihesh në mëngjes mendon atë hallin, kështu që ka të bëjë shumë mënyra se si ti i trajton ngjarjet. Unë kam pasur disa nisma “Një këngë për jetën” e cila ka pasur një mbështjetje shumë të madhe nga të rinjtë. Ka qënë një nismë tjetër që kemi marrë nga fshati disa fëmijë që nuk kishin qënë ndonjëherë në Tiranë. I kemi cuar në kinema, park lojrash dhe kopështin zoologjik, ku janë bashkuar të rinjtë. Po ajo që kuptoj si shumicë se këta janë pakicë se nuk ka shumë interes. Nuk e kuptoj pse? Nuk e di pse? Teksa shikoj që kafet e Tiranës, pubet, e Tiranës janë plot. Nuk paragjykoj asnjë person që bën këtë gjë por nga ana tjetër mendoj që çdo individi, i cili një ditë të javës apo dy herë në muaj, të pakten 2 orë do ia dedikonte një kauze sociale do t’i bënte mirë shpirtërisht. Do ta bëntë një njeri më të mirë, por dhe më afër realitet për të mos bërë atë ndarjen e madhe që ekziston midis dy realiteteve. Një realitet që ti ke të ardhura, ke një familje që të siguron çdo gjë. Ke makinë, ke kompiuter, laptop, ke telefonin e fundit, udhëton jashtë shtetit, por nga ana tjetër ke një familje që nuk siguron dot para për vaktin e ditës, para për një operacon apo për mjetet shkollore etj.

Mes shumë nismave që ju keni ndërmarrë cila prej tyre mbetet më e veçanta?

Unë nuk mund të veçoj ansjërën, sepse secilën nga nismat që kam ndërmarr e kam bërë me shumë energji. I kam kushtuar jashtëzakonisht shumë nga koha ime. Por ato që mund të themi që kam pasur vërtet nevojë për shumë energji për shumë kohë, kanë qënë ato nismat që unë kam bërë për fundvit në zonat rurale. Ky është viti i tretë që do të organizohemi këtë vit që do bëhemi për të çuar dhurata në zonat rurale për fëmijët atje, kur as që e mendojnë se dikush do të sjellC atyre dhurata për rastin e fundvitit. Ajo se çfarë kam bërë në këtë lloj nisme është se gjej dhe identifikoj shkolla të varfëra në vënde të ndryshme të Shqipërisë, lidhem me drejtorin e shkollës. Marr të gjitha kontaktet e këtyre fëmijëve dhe më pas hap nismën në rrjetet e mia sociale. Dhe ata që dëshirojnë të bëjnë një dhuratë për fëmijët marrin një emër, gjininë e fëmijës i përgatisin një dhuratë. Më pas kjo dhuratë çohet tek fëmijët. Pra në këtë lloj forme ka pasur nisma nga më të ndryshmet që kam ndërmarrë. Mund të them që ajo që më ka prekur shumë shpirtërisht ka të bëjë me historinë e disa fëmijëve që vuanin nga kanceri. Përveçse u kemi siguruar medikamentet e ndryshme që ata kanë pasur nevojë, u kemi festuar dhe ditëlindjen. Një nga këta fëmijë ka qënë një djalë me emrin Olsi, i cili donte të bëhëj polic. Fatkeqësisht ai nuk jeton më sot. Ai nuk e dinte por mjekët i kishin dhënë vetëm dy muaj jetë. Më preku shumë fortë historia e tij. Teksa i kam blerë një kostum polici dhe një kapele. Kam marr një patrullë policie dhe kemi shëtitur nëpër Tiranë. Një ditë e Olsit si polic. Teksa dilte, vetë policët që ishin shoqëruesit tanë u vunë në konatak me njerëzit për të ndaluar, pasi dëshironte që ata të ndalonin. Atë çfarë ka parë nga larg dhe ëndërruar e ka bërë atë ditë. Ishte një djalë shumë i shkathët shumë i zgjuar. Vdekja e tij më ka dhënë një goditje shumë të madhe. Sot e kësaj dite e kam një pikturë të atij djali që ka shkruar emrin tim për Osmanin nga Olsi. Për të kuptuar mirënjohjen që një fëmijë mund të jap sepse ti e bën të ndihet ndryshe një ditë.

Cile është mesazhi yt për të rinjtë sot?

Sot më shumë se sa kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë e këtij vendi. Ka nevojë që jo të zgjedhim atë rrugën që është shumë e kollaj, ikjen dhe që në disa raste qëllon që është shumë fitim prurëse, por shpesh herë duhet të punojmë për këtë vend. Të japim atë shembullin pozitiv që gjërat mund të bëhen në Shqipërinë që vetëm gëlon nga korrupsioni, nga nepotizmi, nga abuzimet. Jemi vetë ne që duhet të marrim frenat në dorë dhe ti bëjmë ndryshe. Ti bëjmë ndryshe për të ardhmen tonë. Për të ardhmen e fëmijëve tanë, e familjeve tona dhe për cdo gjë. Nqs vërtet kemi menduar të jetojmë në Shqipëri. Në Shqipëri ka vërtetë shumë gjëra për t’u bërë, por nëse secili nga nis të bëjë fare pak që lidhet me lagjen e tij, me komunitetin ku ai jeton, me komshinjtë, tek pallati, jam e sigurtë që sikur nga pak të bëjmë duke ndihmuar, duke dhënë një shembull pozitiv, ky shembulli ynë pozitiv do të ndahet tek 10 njerëz. Rrugëtimit të secilit prej nesh do i bashkohen dhe 10 njerëz të tjerë. E kështu jam I sigurtë që këtë shoqëri do ta bëjmë edhe më të mirë duke luftuar mentalitetin që sot e kësaj dite nga përndjekin dhe na çojnë në humbje jete sic ka ndodhur, për një karikues telefoni. Apo të vret tjetri për një shikim se e pe shtrembër. Të vret tjetri për një gërvishje të makinës. Këto kanë qënë raste që kanë ndodhur nga të rinjtë. Ne duhet të shkojmë përtej shembujve, por duhet të jemi më solidarë dhe mirëkuptues. Më besoni se këto historitë kur merresh ndihmon të vegjël, të moshuar që vërtetë kanë nevojë bëhesh dhe në shpirt edhe më i butë. Lidhesh me atë realitet dhe nuk shkëputesh nga ai realitet siç ka ndodhur me poltikanët në 2022-shin në Shqipëri, që flasin për një tjetër realitet që kanë në mëndjen dhe kokën e tyre dhe një tjetër realitet ekziston në përditshmërinë e shumë familjeve që kanë nevojë. Duhet patjetër që secili nga ne të japë një shembull pozitiv në vendin ku jeton duke nxitur dhe duke bërë që dhe më shumë nga të rinjtë të bashkohen në nisma të ndryshme sociale. Më besoni nuk ka të bëjë me të ardhura. Mua nuk më janë dashur miliona lekë të ndërmarr nisma. Ka qënë dëshira ime dhe më pas kanë qënë njerëzit që më janë bashkuar dhe të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë gjëra të bukura.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.