Ndaloni reagimet e tepruara ndaj gjërave të vogla
“Nuk është stresi ynë që na vret, është reagimi ynë ndaj tij”. -Dr. Hans Selye
Të gjithë ne, reagojmë për gjëra të vogla, shpesh pa e kuptuar. Nëse e gjen veten të zemëruar, të mërzitur për gjëra të vogla, ngushëllohu duke kuptuar se ka veprime që mund të merrni për të menaxhuar më mirë emocionet tuaja. Dëgjo, është krejtësisht në rregull të duash të shpërthesh ndonjëherë. Lejimi i vetes për të pranuar dhe pastaj gjetja e mënyrave konstruktive për tu shprehur na shërben shumë më mirë në planin afatgjatë. Nëse ndodh diçka me të vërtetë shqetësuese, është krejtësisht e arsyeshme të shqetësohemi. Megjithatë, nuk është domosdoshmërisht mirë për ne që të djersitemi dhe të mërzitemi pët të gjitha gjërat e vogla.
Çështjet reale fillojnë të lindin kur ne reagojmë shumë më tepër se sa është e nevojshme për rrethanat ku jemi. Për shembull, edhe nëse dikush iu lë të prisni në trafik nuk është një arsye për të bërtitur. Nuk është e dobishme të dalësh të bërtasësh në dritare apo të shash. Ajo vetëm na vë në rrezik se mund të krijohet një sherr apo një aksident i madh. Ndërhyrjet kurrë nuk i bëjnë situatat më të mira; në fakt, zakonisht i përkeqësojnë. Stresi në jetën tonë mund të krijojë kushte që ne të reagojmë më shumë seç duhet. Por edhe pse sjellja e shfrenuar mund t’ua lirojë tensionin në moment, nuk zgjidh burimin e vërtetë të stresit. E gjithë kjo është paradoksale dhe të krijon më shumë stres dhe ankth. Pra, kur të gjeni veten duke djersitur për gjëra të vogla, mund të jetë një shenjë se ka probleme të tjera më të thella që nuk kanë të bëjnë me problemin e vogël në të cilën jeni në moment.
Shumë njerëz që kanë reagime të tepruara tentojnë të mbajnë mend situata të tilla duke i lënë ata të paaftë të mendojnë për ndonjë gjë tjetër. Reagimi i tepruar mund të ndikojë në lumturinë e tyre deri në pikën që i largon nga rruga e gjërave që me të vërtetë duan të bëjnë. Mendime të tilla si: “Pse kam fat kaq të keq?” ose “Kjo gjithmonë ndodh me mua” vetëm krijon më shumë stres dhe ankth.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
