Mos rezistoni! Ja pse duhet të “vidhni” misrin në arën e bujkut
02/09/2017 Shpërndaje

Mos rezistoni! Ja pse duhet të “vidhni” misrin në arën e bujkut

Gjatë stinës së verës misri nuk mungon në arën e çdo bujku. Rradhitet një nga drithërat më të preferuara për shumëkënd, si në fshat dhe qytet. Prodhohet dhe konsumohet më së shumti gjatë verës, pasi është dhe stina kur prodhohet. Aroma e tij teksa piqet në zjarr të shijon pafund pa e provuar ende. Albani këtë verë ka kaluar disa ditë në fshat ndaj nuk i ka rezistuar misrave bio të këputur nga ara, shkruan pozitivi.org. Në një foto të publikuar në instagram, Albani iu ka hapur oreksin miqve të tij, besoj edhe ju që po e shini tani.

Përveç shijes së mirë, misri ka dhe shumë vlera të tjera të cilat janë të provuara tashmë. Ai rradhitet tek drithërat më të dobishme për shëndetin e njeriut.  Një ushqim që shërben për humbjen e peshës, mjaft i pasur me karbohidrate, përmban shumë pak yndyrë, sakaq është i pasur me niseshte, albuminë e sheqer.

Shërben për ushqimin e njeriut, ndërsa përdoret edhe në përpunimin e prodhimeve industriale. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë. Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri  të mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga katarakti e nga sëmundja e Alzhaimerit.

Sipas mjekësisë popullore mjaft e vlefshme është dhe tufa e misrit. Përdoret jashtëzakonisht shumë për tajitjen e urinës, madje mjaft e dobishme për dobësim.  Tepër i rekomandueshëm është edhe për gratë shtatzëna gjatë 3 muajve të parë. Përmban fijeza bimore, gjë e cila ndihmon në uljen e rrezikut nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë. Mjekët thonë të mos i rezistojmë misrit. Mos e lini në arën e bujkut por merreni në shtëpinë tuaj, e më pas në stomakun tuaj./Pozitivi.org/

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.