Kush nuk do të paguajë klinikat, mësojeni shteti ofron Qendrën e Konsultave
19/02/2019 Shpërndaje

Kush nuk do të paguajë klinikat, mësojeni shteti ofron Qendrën e Konsultave

“Rrine ne rradhe se duan te rrijne”, eshte shprehja qe justifikohen uniformat e bardha ku iu duhet te hapin turmen qe shfryn ndersa ato duhet te hyjne ne zyre. “Ku di une kompjuter, meile ca i thone”, pergjigjen te moshuarit kur menaxheret e Qendres se Konsultave (vajza e reja, qe mbajne te shkruar emrin dhe pozicionin) shpjegojne e rishpjegojne: “Ju lutem merrni ne telefon dhe prenotoni orarin!”

Kjo eshte panorama ne Qendren e Konsultave ne QSUT, vendim i marre qe ne kohen e ministrit Beqaj, me pas u pasua me rregulla me strikte nga ish- Drejtoresha e QSUT-se, Ogerta Manastirliu, e sot vazhdon njesoj me Drejtorin aktual Enkel Joti.

Trendi i lodhshem eshte “je semure, ik vizitohu ne spital”.

Po ku?

Pyet shesheve te QSUT-se per godinen qe kuron semundjen per te cilen dyshon. Perplasesh tek roja i pare, i cili mban deren sikur eshte e kasafortes ose e ka leshuar fare hapur e nuk duket vet. Me shume gjasa roja nuk di fare kur te te dergoje. Mbetesh koridoreve deri sa fikson 3 emra mjekesh dhe reputacionet e tyre “eshte i mire se ka studiuar ne France” apo “ky eshte i vjeter ne zanat” etj. Si bingo zgjidhet nje mjek. Ketu duket se lufta jote e pare mbaroi, sepse u familjarizove: e gjete mjekun, deren ku eshte. Vjen neser ne mengjes qe ne ora 8 pa 5. Pret deri ne 9.30 sepse “ka mbledhje”. Mjeku hyn ne zyre, por ti kupton nepermjet britmave nervoze te rojes, infiermieres qe mban radhes, se duhet te shkosh tek recepsioni (Informacioni) te marresh faturat. Faturat? Bene sikur sqarohesh pas nje rradhe disa oreshe dhe me nje numer ne dore dhe dy fatura bosh thjesht te printuara, duhet te presesh deri ne disa ore perseri. Nis te flasesh me vete: kush therret numra ketu se po hyjne ca qe vijne e ikin…

Pa vazhduar kalvarin e gjate te burokracise per te mberritur tek vizita, ende nuk eshte kuptuar mire se eshte nje godine modeste ne permasa por e re, e ndertuar si shtese se fundmi ne ambientet e QSUT-se, perballe Infektivit, e cila mban shkruar me shkronja te medha: Qendra e Konsultave. Ne katin e pare behen analizat falas. Ne katin e dyte jane mjeket te disa specialiteteve qe bejne vizita falas. Si arrihet ketu, ngrihet e pyetja e dikujt qe nuk di nga t’ia nis. Fare e thjeshte aq sa nuk besohet: merrni numrin e celularit. Jepjani dikujt qe lexon dhe perdor telefonin. Flet me numrin (Informacioni) duke i shprehur nga t’ia nisesh per shqetesimin e qe ke.  Pergjigjia do te jete, ne kete ore dhe dite duhet te paraqiteni. Kur te mberrini diten e paracaktuar do te jete me e thjeshte. Pasi jepni emrin tuaj dhe numrin e prenotimin, roja bashke me menaxheret e Qendres se Konsultave do t’ju orientojne per vazhdimin.

Nese akoma nuk bindeni qe mund te prenotoni me telefon, ne nje kend te Qendres se Konsultave eshte nje zyre fare e vogel me nje rradhe te madhe ku behen prenotime duke u paraqitur fizikisht. Gjithsesi provojeni nje here te prenotoni viziten tuaj me 0800 28 28 (vetëm nga numër fiks) 00355 4 2349217 .

Rezervimi i vizitës në QSUT pa shkuar në sportel, 4 mënyrat

Vizitat në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mund të prenotohen paraprakisht, pa qenë e nevojshme të paraqiteni fizikisht. Pas përurimit të Qendrës së Konsultave në këtë institucion shëndetësor, tashmë ekziston mundësia për të zgjedhur vetë ditën dhe orarin e vizitës. Megjithatë, për të gjithë ata persona që duan të bëjnë prenotimin pranë sporteleve, kjo mundësi vijon të jetë e hapur. Praktikisht janë 4 mënyra, që mund të zgjidhen për të bërë një konsultë me mjekun specialist, për të bërë një ekzaminim, konsultën e KEMP-it apo për barnat me rimbursim. Ju mund të telefononi falas në numrin e gjelbër 08002828, nga numrat fiks të shtëpive tuaja. Ndërkohë që, ata qytetarë që dëshirojnë të bëjnë prenotimin duke telefonuar nga një numër celular, mund ta bëjnë duke telefonuar në numrin telefonik të Zyrës së Informacionit të Qendrës së Konsultave +355 42 34 92 17.

Mundësia e tretë për të rezervuar vizitën është nëpërmjet internetit, duke hyrë në adresën www.qsut.gov.al. Në të majtë të faqes ju gjeni një dritare, që lexon ‘rezervo konsultën ambulatore’. Pasi klikoni në të, ju jepet mundësia të zgjidhni llojin e shërbimit që ju nevojitet (konsultë me mjekun specialist, ekzaminim, konsultë për KEMP apo barna me rimbursim) si dhe shërbimin spitalor përkatës (kardiologji, infektiv, alergologji, nefrologji, kirurgji, urologji, neurologji, etj.). Pasi keni përcaktuar këto dy kërkesa duhet të klikoni ‘më tej’, duke iu shfaqur një kalendar, i cili ju jep mundësinë të zgjidhni datën dhe orën kur doni të kryeni vizitën.

Kalendari ju mundëson prenotimin vetëm për datat dhe oraret, që nuk janë zënë paraprakisht nga pacientë të tjerë. Më tej, programi ju kërkon që të plotësoni disa të dhëna personale si: Emri, mbiemri, gjinia, adresa e-mail, një numër kontakti, data e lindjes, vendbanimi, numri personal, që e gjeni në kartën e identitetit, emrin e mjekut referues dhe qendrën shëndetësore përkatëse. Pasi të keni plotësuar këto të dhëna, duhet të klikoni ‘më tej’ për të përfunduar prentomin e konsultës.

Në dritare ju shfaqen të dhënat që ju keni plotësuar, duke ju kërkuar t’i rikonfirmoni ato. Për të kryer konsultën e rezervuar ju keni në dispozicion 30 minuta kohë. Sistemi informon se duhet të paraqiteni 30 minuta përpara orës së rezervimit, për të kryer formalitetet administrative në Sportelet e Qendrës së Konsultave Ambulatore të QSUT si dhe të keni me vete të gjitha dokumentet mjekësore që dispononi (kartën e shëndetit, ekzaminime radiologjike, ekzaminime laboratorike, etj, si dhe të ndiqni sistemin e referimit).

Ju nuk mund të kryeni prenotimin online vetëm në rast se keni preferenca për mjekun e konsultues. Për të zgjedhur mjekun që ju dëshironi duhet të përzgjidhni mënyrën e katërt të rezervimit, që është paraqitja pranë zyrës së informacionit në qendrën e konsultave të QSUT. Prenotimi mund të bëhet direkt në këtë zyrë, nga ora 10:00 – 16:00, ku operatori në këtë zyrë do t’ju ndihmojë sipas disponueshmërisë në sistemin e rezervimit.

Ajo që duhet të keni parasysh në këtë rast është fakti se mjekët kryejnë konsulta sipas një dite dhe orari të caktuar, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të plotë kalendarin për secilin prej tyre, të cilin e gjeni bashkëngjitur shkrimit.

4 mënyrat e prenotimit të vizitës në QSUT

1- Telefonoi falas në numrin e gjelbër 08002828, nga numrat fiks
2- Prentoni nga numrat celularë në numrin telefonik të Zyrës së Informacionit të Qendrës së Konsultave +355 42 34 92 17
3- Online duke hyrë në adresën www.qsut.gov.al / rezervo konsulten ambulatore
4- Direkt në Zyrën e Informacionit pranë Qendrës së Konsultave, nga ora 10:00 – 16:00

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.