KU MUND TË ARGETOHEN FËMIJËT NË KRYEQYTET?
30/01/2023 Shpërndaje

KU MUND TË ARGETOHEN FËMIJËT NË KRYEQYTET?

Tirana kryeqyteti i madh dhe i zhvilluar duket se ka pak inisiativa kur vjen fjala për fëmijët.

Parqet e lojërave për fëmijë në Tiranë. A janë të mjaftueshme?

Një nga shqetësimet e familjeve që kanë fëmijë në Tiranë është argëtimi i tyre. Sidomos në fundjavë, pyetja që i mundon më shumë prindërit është se ku do ti çojnë të vegjlit për një ditë ndryshe nga rutina. Po çfarë ofron Tirana për këtë?

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e krijuar për të menaxhuar territorin e gjelbër the parqet ka nisur prej pak vitesh inisiativën “Luaj Tirana”.

Sipas Erinda Finos, drejtore e kësaj Agjensie kjo nismë ka shtuar mbi 80 kënde rekreative apo sportive. Dikur kryeqyteti kishte lulishte të lëna djerrë dhe me hapësira ku kishte modele lojërash ose të ndryshkura, o të prishura ose të rrafshuara.

Agjensia rendit si pikë të fortë, evidentimin e të gjitha hapësirave në Tiranën urbane që janë publike, apo mes lagjeve që kanë gjurmë të lulishteve ose kënde lojërash. Të gjitha këto u rijetëzuan dhe janë kënde lojërash për çdo komunitet të vogël. Kjo nismë shërben edhe për të rritur vlerën e pronës në ato lagje, pasi prindërit nuk kanë nevojë të largohen nga banesa por  do të kenë sigurinë që fëmija është poshtë dhe të gjitha këto e kanë bërë nismën “Luaj Tirana” një nismë të suksesshme. Të gjitha modulet e lojërave, janë kryesisht eco friendly, janë miqësore me mjedisin, janë me materiale druri, apo me plastikë e cila është e çertifikuar dhe e licensuar për përdorimin e fëmijëve.

Cirku i Tiranës

Cirku i Tranës ishte një prej hapësirave argëtuese ku jepeshin shfaqje të përshtatshme për fëmijë. Prej vitit 2021 ky Cirk u mbyll pasi ndërtesa ku ishte vendosur iu kthye ish-pronarëve. Që prej asaj kohe edhe pse është premtuar shpesh nuk është gjetur një shtëpi e re për cirkun dhe ata qindra fëmijë që e vizitonin atë çdo fundjavë kur kishte shfaqje.

Teatri Kombëtar i Kukullave

Teatri i Kukullave i krijuar në vitin 1950 nga një trupë profesionistësh, është një tjetër ndërtesë arti dhe kulture që nuk i ofron fëmijëve argëtëtim për fëmijët. Stafi dhe aktorët i kanë zhvendosur shfaqjet te Liceu Artistik “Jordan Misja”, por jo çdo fundjaë pasi duhet të përshtaten me axhendën e Liceut.  Godina historike e Teatrit të Kukullave, e njohur ndryshe si ish-parlamenti i parë shqiptar, pas 72 vitesh po mbylli dyert për t’iu nënshtruar restaurimit, sipas urdhërit të ministrisë së Kulturës.

Teatri i Metropolit

Teatri i Metropolit, i ngritur me qëllimin për të pasuruar jetën artistike të kryeqytetit, ka edhe Teatrin e Fëmijëve. Sipas programit ata kanë katër premiera të reja në vit, dy produksione ekskluzive të teatrit, dy vepra në bashkëpunim të propozuara nga artistë të jashtëm. Dy nga këto katër premiera janë të lëvizshme për t’u dhënë dhe jashtë teatrit. Çdo premierë shfaqet 20 herë.

Kopshti zoologjik

Kopshti zoologjik pas një periudhe shumë mujore kur qendroi i mbyllyur për shkak të rikonstruksionit  është rikonceptuar dhe hapur në vitin 2022. Zoo Park Tirana 2022, një hapësirë e transformuar dhe e përkryer për argëtimin e fëmijëve, është rikonceptuar si një mjedis i përshtatshëm për kafshët, si dhe me hapësira çlodhëse e parking nëntokësor për vizitorët.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.