Një shqiptar në listën e 30 njerëzve më të suksesshëm në Evropë
Shqiptari Dean Çelaj është renditur mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare gjatë 2022-it, në listën e personave nën 30 vjeç.
Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit. Ai themeloi platformën Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.
Çelaj publikon në platformën e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.
Më herët ai nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën.
Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
