‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’, ekspozita që “pushtoi” Ballkanin Perëndimor vjen në Shqipëri
Një ekspozitë që është mbajtur në vende të ndryshme të botës së fundmi vjen dhe në Tiranë. British Council dhe Galeria Kombëtare e Arteve sjell ekspozitën ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ e cila do jetë hapur çdo ditë deri më datën 5 Dhjetor tek Galeria Kombëtare e Arteve Shëtitorja Murat Toptani.
Hyrja në është falas dhe kjo ekspozitë mban gjashtë tapiceri, 8 gravura origjinale të punës së Ëilliam Hogarth, 20 riprodhime dhe 3 dokumentarë të krijuara nga udhëtimet e Perry-t në 3 rajone në Angli ku ai u frymëzua për ekspozitën.
Fituesi i çmimit Turner, Grayson Perry, tregon historinë sesi Britanikët e perceptojnë konceptin e shijes dhe klasit dhe e gjitha kjo e ndjekur nga jeta dhe vdekja e personazhit imagjinar Tim Rakewell. Udhëtimi i Tim-it nëpërmjet klasave sociale. Grayson Perry për të shqyrtuar joshjen me problemet bashkëkohore sociale përdor fprma të ndryshme.
Një ekspozitë që nuk duhet humbur, që ka një thelb të qartë, ndërsa personazhi imagjinar udhëton nëpërmjet klasave sociale. Kujtojmë se Tirana është qyteti i fundit në Ballkanin Perndimor që sjell ekspozitën, pasi më herët është mbajtur në Novi Sad, Prishtinë, Sarajevë edhe Banja Luka.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
