Ish-sportisti që promovon sportin
09/04/2019 Shpërndaje

Ish-sportisti që promovon sportin

Prek Pjetrushi, 62 vjeç, është banor i zonës së Zadrimës. Prej 11 vitesh, Preka punon në krye të Komitetit Olimpik Rajonal të Lezhës. Një ish sportist dhe baba i dy djemëve, të cilët njësoj si ai merren me edukim fizik. Pjetrushi, beson fort në fuqinë që ka sporti për të ndryshuar jetën. 62 vjeçari prej vitesh, përpiqet të promovojë frymën sportive përmes lojërave që organizohen në terrenet sportive të zonës. Edhe pse me mungesë infrastrukture, Prek Pjetrushi nuk heq dorë nga besimi që ka se bashkëpatriotët e tij, janë përkrahës të sportit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.