Historia e gjysh Rexhepit, që paguan për të dalë në rrugë
Me gjysh Rexhepin jam njohur gati 1 vit e ca muaj me pare. Kisha kohe pa e pare, qe prej kohes qe nderrova pune nga Vizioni ne Klan. Sot rastisi qe te kaloja dhe e gjeta ate ne rruge dhe e pashe aty.
Gjysh Rexhepin e kam gjetur ne rruge, kerkonte para per te kryer nje operacion ne sy. Drita e syve po i ikte dita dites. Para ca kohesh, ne ate kohe, ai kishte humbur edhe mbeshtetjen me te madhe qe kishte, ate te bashkeshortes qe kishte nderruar jete. I vetmi djale qe kishte, nuk kujdesej per te, nuk tregonte interes dhe as detyrimet qe djali ka ndaj babait ne kete moshe. Kjo e coi ne rruge per te kerkuar leke, per te shpetuar driten e syve.
E mora, e kam cuar ne QSUT, ku miku im i mire Alvi Bajramaj me ndihmoi dhe me dergoi tek dr. Amarildo Belshi, i cili i kreu te gjitha vizitat dhe sherbimet me profesionalizem.
Gjysh Rexhepi vuante edhe nga diabeti dhe ai kishte bere te veten, per njerin sy nuk mund te benim asgje, per shkak se kishte pasur hemoragji, ndersa tjetri kerkonte nderhyrje te menjehershme dhe ajo cfare do i mundesonte nderhyrja ishte shpetimi nga verbimi, dhe mundesia qe te mund te shikonte disi edhe per disa vite te tjera. Me miq te mire, mblodhem edhe disa para per operacionin, por qe dr. Amarildo e zhvilloi operacionin falas ne kliniken e tij.
Para qe mblodha per ta, ia ka dhene ne forme pensioni gjyshit. Kjo me deshiren e tij, sepse thoshte qe djali do ia merrte nese ia jepja te gjitha, ashtu sic u merrte dhe pensionin. Ate kohe ai me premtoi qe s’do dilte me ne rruge te kerkonte ndihme, ne kete forme. Keshtu qe per cdo muaj, (5) i kam dhene nga 80 mije leke. Pastaj i humbem kontaktet, sepse atij i kishte humbur telefoni, i kishte rene ne rruge dhe nuk e kishte gjetur me.
Sot u takuam prap. Kishte disa kohe qe dilte prap. Kjo sepse nuk kishte te hante. Drita e syve sot ishte edhe me e turbullt. Ai s’mund te dilte me vetem ne rruge, keshtu qe nje qe i ishte afruar, i kishte kerkuar 2 mije leke per ta cuar dhe 2 mije leke per ta marre. Gjyshi kishte pranuar. Pa mbeshtetjen e te birit, ai kishte mbetur vetem. Askush per t’i sherbyer, per ta ushqyer, apo per ta pyetur si je!
“Une i kam falur atij, por se di a do ia fale Zoti”,-me thoshte vazhdimisht. “Une po pres vetem te vdes, por s’dua te vdes se s’kam per te ngrene, apo ne shtepi vetem. Po kete e vuaj shume, kam frike te vdes vetem. Gjithe jeten kam punuar taksist, kam bere pune me dinjitet, as qe e mendoja se do vinte kjo dite. Por qe dua te ha. Dhe ate qe ta benka femija, s’ta benka perendia”, – me thoshte gjyshi me koken ulur!
Ne syte e gjyshit pashe lot sot. Pashe lotet e nje prindi qe ishte i braktisur. Pashe lotet e nje prindi, i cili e kishte falur te birin, por qe kishte frike se mos nuk e fal dot. Pashe lotet e nje prindi i cili kishte frike nga vetmia, e kishte frike se mos vdiste vetem. Pashe lotet e nje gjyshi me dinjitet, por qe nevoja per ushqim e ka nxjerre sot ne rruge. Pashe lotet e nje gjyshi edhe kur i dhash prap numrin e telefonit, qe nese do te kete nevoje per dicka, te me marre ne telefon.
Nuk me kerkoi asgje! “Nuk dua asgje, doja vetem qe im bir te me rrinte afer, sic u kam ndenjur une prinderve te mi ne vitet e fundit. Nese kjo nuk ndodh, nuk dua asgje tjeter. Une kohet e fundit i kam, e ndjej”. Nga Osman Stafa.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
