Gripi shkakton dyndje në spitale, mjeku i QSUT u bën thirrje njerëzve
17/01/2018 Shpërndaje

Gripi shkakton dyndje në spitale, mjeku i QSUT u bën thirrje njerëzve

Prej disa ditësh ekspertët e shëndetit kanë dhënë alarm për situatën gripale në vend, kryesisht tek fëmijët, pasi numri sa vjen dhe rritet. Vetëm në një javë janë raportuar rreth 11 mijë raste me të prekur nga virusi.

Kujtojmë se disa ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e gripit një vajzë 7 vjeçare në spitalin e Durrësit. Por përveç fruthit që është një sëmundje virale ngjitëse,  mjeku i QSUT Tritan Kalo, duke parë situatën e rëndë u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që të kenë kujdes dhe nga sëmundje të tjera infektive. Sëmundjet infektive janë të shumta, por disa simptoma si ta dalloni fruthin i liston mjeku Kalo.

“Kujtesë!….Sëmundjet infektive ekzantematike janë të shumta, midis të cilave një vënd jo për tu nënvlerësuar ka edhe FRUTHI. Vëndet tona fqinje si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi kanë raportuar raste jo të pakta me Fruth. Për këtë arësye si dhe për arësye të lëvizjve të shumta gjatë festave të fundvitit në këto vënde, çdo familjari apo kolegu që do të ndeshet me pamje të tilla, në një të sëmurë i cili 2-3ditë para këtyre shënjave ka patur edhe temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, ngjirje zëri, dobësi trupore, etj., JU LUTEM të ketë parasysh edhe këtë sëmundje, që nuk duhet nënvlerësuar për pasojat e mundëshme të saja….”, shkruan doktori.

Në pediatri mësohet se aktualisht ndodhen 14 fëmijë të prekur nga fruthi por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fruthi  është një sëmundje e rëndë infektive që shoqërohet gjithmonë me temperaturë të lartë, rraskapitje e përgjithshme, skuqje të mukozës respiratore dhe skuqje të syve trakt. Shkaktar i fruthit është një infeksion viral që transmetohet nga rruga ajrore. Kjo do të thotë që ju mund ta merrni, edhe kur nuk keni pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personin e prekur nga virusi.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.