Gjesti human i policisë, blen vaj dhe ndihmon turistët italianë që mbetën në rrugë
Një çift italian të cilët kanë mbetur në rrugë për shkak të një problemi që ka pasur automjeti i tyre, janë ndihmuar nga policia e Fierit.
Policia Rrugore u gjend pranë një çifti turistësh të cilëve u ishte prishur mjeti në bypassin e Fierit. Policët u kanë ardhur në ndihmë duke blerë vaj të cilin më pas e kanë sjellë në vendin ku ndodheshin turistët.
Patrulla e Rrugores, ka qenë e përbërë nga efektivët Refije Muça, Eduart Peqini, Jovalin Boci dhe Enkel Arapi. Pasi blenë vajin kanë bërë të mundur vënien në funksion të mjetit.
Turistët pas këtij gjesti janë treguar shumë mirënjohës dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre të lumtur.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.



