25/09/2017 Shpërndaje

Filmi shqiptar kandidat për Oscar

Filmi shqiptar kandidat për Çmimin Oscar është përzgjedhur “Dita zë fill”, i regjisorit Gentian Koçi.

“Dita zë fill”, është kandidat për kategorinë e Filmit më të mirë në gjuhën e huaj me disa nga aktorët shqiptarë të talentuar. Muajin e kaluar, Kapetani fitoi çmimin e aktores më të mirë pasi kishte premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Në këtë film rrëfehet historia e një nëne të re dhe djalit të saj të vogël një vjeçar. E reja detyrohet të përkujdeset për një grua të moshuar pasi dëbohet nga banesa për shkak të pamundësisë për të paguar qeranë. Në rolin e nënës së rë e cila në film mban emrin Leta është aktorja shqiptare Ornela Kapetani.

Filmi është realizuar në bashkëprodhim shqiptaro-grek, dhe u zhvillua në kampusin e talenteve në Sarajevë. Shqipëria ka patur 10 kandidatë për Oscar që prej vitit 1996 por nuk është nominuar asnjëherë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.