Ermonela Jaho performon në koncert bamirësie
Momentet e sukseshme që ka arritur sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho janë unike dhe të papërsëritshme. Një nga këto dita sopranoja ka dhënë një performancë të shkëlqyer në një mbrëmje bamirësie në kujtim të Antonia Green dhe Spitalit Barbara Volcker për Gra dhe Sëmundje të Rralla
Opera për të është si vetë jeta, plot me ndjenja universale. Ngjyrat dhe ndjenjat ndryshojnë ashtu sikurse jeta. Të njëjtin ritëm mban dhe karriera e Jahos, e cila ka fituar disa nga çmimet më të rëndësishëm që jepen për artistet e operës.
Sopranoja shqiptare është vlerësuar së fundmi për debutimin në interpretimin në Peralada (Spanjë) të Cio-Cio-San në “Madama Butterfly”, duke u cilësuar ‘geisha yll’. Por sukseset dhe çmimet e rëndësishme në skena të mëdha ndërkombëtare për të kanë qenë të njëpasnjëshme, duke ngritur lart dhe emrin e vendit tonë.
Lajmin për performancën e Jahos në koncert bamirësie e ka dhënë Floreta Luli Faber ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, ndërsa shkruan: “Një përformancë e shkëlqyer nga Ermonela Jaho në një mbrëmje bamirësie në kujtim të Antonia Green dhe Spitalit Barbara Volcker për Gra dhe Sëmundje të Rralla”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.







