Endacakun amerikan që shëtiti 30 vende të botës e ‘pushton’ nostalgjia për Tiranën
25/01/2018 Shpërndaje

Endacakun amerikan që shëtiti 30 vende të botës e ‘pushton’ nostalgjia për Tiranën

2 vite më parë në Tiranë erdhi Tavor, 31 vjeçari nga Amerika, i cili kishte shëtitur 30 vende të botës. I talentuari Travor u strehua në dhejtor të 2016 në një qendër sociale në kryeqytet. Së bashku me kitarën e tij lunate muzikë mahnitëse në qendrën ku ishte strehuar, gjithashtu edhe pranë Parlamentit, “Myslim Shyrit” apo në vendet e tij të preferuara. Njerëzit pranë tij treguan për gjendjen e rënduar shpirtërore të Travor e cila ishte një arsye pse udhëtonte nëpër vende të ndryshme në botë.

Historia e amerikanit të talentuar është e veçantë, ndaj tërhoqi vëmendje të madhe. Pas një fatkeqësie familjare nëna e ka braktisur në moshë të vogël. Për të gjetur veten zgjodhi të udhëtojë nga një vend në një tjetër të botës, shkruan pozitivi.org. Po të hedhësh një sy në profilin e tij në rrjete sociale, nisur nga postimet kupton se kishte mundësi pafund për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë, ndoshta do ishte një yll botëror po të kishte investuar, sepse talenti s’i mungonte.

Në Oregon, në vendin ku jetonte, ka qenë pjesë e një grupi muzikor, dhe së bashku me miqtë ka luajtur vazhdimisht muzikë nëpër klube. Pavarësisht kësaj, zgjodhi një tjetër ‘aventurë’, nëse mund të quhet e tillë, pasi gjatë këtij rrugëtimi shpesh u përball edhe me vështirësi. Amerikani nuk kishte zgjedhur të udhëtojë për të fituar para, por për të gjetur vetveten. Megjithëse u detyrua të këndojë për të marrë para nga njerëzit në vendet që vizitoi, përndryshe s’kishte si të siguronte të holla për të jetuar.

Në Tiranë kaloi një periudhë të mirë. Nuk dihet nëse ende ndodhet në Tiranë, por siç duket është bërë nostalgjik për kohën që kaloi në vendin tonë. Disa ditë më parë ka shpërndarë një video në të cilën shihet duke kënduar në qendrën sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”, aty ku kaloi disa muaj. Për një kohë të gjatë udhëtoi për të gjetur paqen shpirtërore, por mesa duket ia ka dalë ta realizojë këtë mison në vebdin tonë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.