Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit
03/12/2019 Shpërndaje

Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit

Personazhët e njohur të ekranit shqiptar janë solidariozuar në masë me familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që fatkeqësisht mori jetën e 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë.

Modelja e njohur Emina Çunmulaj e cila njihet për natyrën e saj bamirëse ka dhuruar 10 mijë ndollarë për familjet e prekura të cilat aktualisht janë pa banesa.

Modelja prej disa kohësh ka ndihmuar familjet e varfra në Shqipëri duke u ngazhuar në nisma të ndryshme që kanë për qëllim tyë ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Ndërkohë, në një lidhje direkte në punatatën speciale të emisionit NIN, dedikur mbledhjes së fondeve për Shqipërinë, Emina njoftoi se ka dhuruar 10 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.