Durimi, i pari shqiptar që punon në kompaninë “Samsung”
Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT, Durim Klaiqi ka arritur të bëhet pjesë e stafit të “Samsung”. Klaiqi është në vitin e dytë në fakultet dhe njëkohësisht i punësuar në një nga kompanitë më të mëdha në botë, ku mban postin e ‘Theme Designer’.
Një arritjte jo e vogël kjo për një të ri i cili ka mundur të bëhet shqiptari i parë i punësuar në kompaninë “Samsung”. Sektori që mbulon në këtë kompani është “Samsung Themes”, ku ofron shërbime në personalizimin e pajisjes Android, ku ndërron User Interface.
‘Samsung Themes’ ose ‘Theme Store’, është opsioni ku blihen themes ose shkarkohen falas, varësisht mundësive. Studenti shqiptar u bë pjesë e kompanisë pasi paraqiti punimet e tij duke dhënë shembuj të ndryshëm të realizuar prej tij, për stilin e dizajnit.
Të gjitha idetë dhe punimet u vlerësuan nga kompania “Samsung” pozitivisht bazuar në dizajn kualitativ dhe një trajtë unike të dizajnit. Durimi mbase s’do ta kishte menduar që do pranohej në këtë kompani, por e provoi dhe kishte fat. Tashmë është në rrugën e duhur për të ecur përpara me projekte dhe ide të reja.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
