Deputeti dhuron rrogën për familjet në nevojë dhe artisten Nexhmije Pagarusha
Labinot Tahiri një ndër këngëtarët dhe artistët më me emër në muzikën shqipatre gjithashtu dhe deputet në Kosovë ka vendosur të bëjë një akt human, duke dhuruar rrogën për familjet në nevojë. Në fakt nuk është hera e parë që Tahiri bën një gjest të tillë, pasi ai edhe rrogën e parë si deputet e ka dhuruar për shërimin e një vajze të një familjeje në nevojë.
Kësaj here, Tahiri rrogën e tij të deputetit do e dhurojë për disa familje të Suharekës, për të rregulluar problemin me ujin e pijshëm, siç ka lajmëruar vetë deputeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur qytetarë, sot dua të u’a uroj festen e Kurban Bajramit, dua dhe një kohësisht, të ju njoftojë juve dhe banorët e qytetit të Suharekës, se për ngjarjen që ndodhi ditë me parë përshkak gjendjes se shiut, i cili tani u’a k’ a bërë të pa mundur qytetarëve, ose banorëve të disa zonave që mos t’a kenë mundesinë që t’a përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres qê nesër të dërgoj si donacion dy shlepera me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdhaja!
Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njeri tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua të i’a kushtoj Suharekës? Rrogën tjetër dua që t’ia dhuroj Bilbilit dhe ikonës Shqiptare, Znj. ‘Nexhmie Pagarushes”, ka shkruar Labi në instagram.
Sakaq një rrogë tjetër të tij, do ia dhurojë në të ardhmen artistes së mirënjohur Nexhmie Pagarusha.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
