Çifti i të moshuarve bëjnë 80 vite të martuar
Bashkëshortët Masao dhe Mijako Matsumoto që jetojnë në Japoni kanë hyrë në vitin e 80 të martesës. Ky çift të moshuarish ka thyer rekordin botëror Gines duke arritur lidhjen martesore më jetëgjatë në botë. Martesën e lidhën në vitin 1937 pa një ceremoni martesore. Ndërsa sot bashkëshorti është 108 vjeç dhe e moshuara është 100 vjeç.
Çifti më jetëgjatë në botë bëri 5 vajza të cilat i përkasin moshave 66 deri 77 vjeç. Kanë 13 nipër dhe një stërnip që lindi para disa javësh. 80-vjetori i martesës i bëri ata rekordmbajtës të Ginesit. Në këtë ditë çifti organizoi një ceremoni festive martesore më shumë simbolike, pasi kur u martuan nuk e bënë një të tillë sepse bashkësorti u bë pjesë e ushtrisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
