Çfarë po i kërcënon kombet sot? Dhjetë veprime për një botë më të barabartë
Një raport i publikuar sot nga UNFPA thotë se pabarazitë e mëdha kërcënojnë ekonomitë, komunitetet dhe kombet. Megjithatë, këto pabarazi nuk janë thjesht çështje pasurie. Pabarazitë sociale, racore dhe politike të gjitha që përforcojnë njëra-tjetrën, duke futur njerëzit në një cikël varfërie dhe margjinalizimi, thotë raporti “The State of World Population 2017”.
Në mbarë botën, gjinia i përforcon këto pabarazi. Shumë gra dhe vajza nuk kanë akses në kujdesin shëndetësor, seksual dhe riprodhues, që do të thotë se nuk janë në gjendje të marrin shërbime të planifikimit familjar, në këtë mënyrë detyrohen të lindin në kushte të pasigurta.
Fakti që bëhen nëna herët ose shpesh, këto vajza dhe gra janë më të prirura për t’u lënduar, për të pasur probleme shëndetësore, për t’u bërë me aftësi të kufizuara apo edhe vdekje. Ato kanë më pak mundësi për të përfunduar arsimin apo për të hyrë në fuqinë punëtore, kështu familjet e tyre janë më të varfra dhe fëmijët me të ardhme më të zymtë.
Këto pabarazi dëmtojnë synimet për t’i dhënë fund varfërisë në rang global, eliminimin e vdekjeve të parandalueshme dhe arritjen e qëndrueshmërisë. Por ky problem mund të rregullohet, ndaj më poshtë janë renditur 10 veprime si të krijojmë një botë më të barabartë.
1. Të përmbushen të gjitha angazhimet dhe obligimet për të drejtat e njeriut të rëna dakord në traktatet dhe konventat ndërkombëtare.
Të gjitha vendet duhet të mbrojnë të drejtat për punë, arsim dhe shëndetësi, përfshirë dhe shëndetin riprodhues. Këto të drejta janë artikuluar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave, në Programin e Veprimit të Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin e vitit 1994, si dhe në dokumente të tjera të pranuara gjerësisht për të drejtat e njeriut.
Vendet që janë palë me këto marrëveshje mund të integrojnë të drejta të barabarta në ligjet dhe normat e tyre kombëtare. Nëse barazia bëhet parim ligjor, veçanërisht në kushtetutë, kjo është baza për t’i dhënë fund ligjeve dhe normave diskriminuese.
2.Të eleminohen barrierat që ndalojnë gratë të kenë qasje në informacione, shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese.
Kujdesi shëndetësor seksual dhe riprodhues sjell për gratë më shumë se ruajtja e shëndetit të tyre. Kjo u jep mundësi të arsimohen, të punësohen dhe të fuqizohen. Pengesat më të larta janë për adoleshentët, të cilët mund të ballafaqohen me barrierat ligjore kur përpiqen të kenë qasje në informacione, kontraceptivë dhe kujdes tjetër shëndetësor seksual.
Pasojat janë të tmerrshme: Çdo vit në vendet në zhvillim, rreth 7.3 milion vajza lindin para se të mbushin moshën 18 vjeç. Shërbimet shëndetësore duhet të shkatërrojnë barrierat , për shembull duke u ofruar të rinjve kujdes të lirë dhe konfidencial, këshilltarë të trajnuar posaçërisht, si dhe të shpërndajë gjerësisht informacionin faktik.
3. Të ofrohet mundësia që gratë e varfra të kenë kujdes thelbësor shëndetësor, edhe gjatë lindjes.
Çdo ditë, më shumë se 800 gra të vdesin duke lindur. Më të rrezikuarat në botë janë gratë e varfra. Shumë gra vdein gjatë shtatzanisë ose mbeten me problem. Megjithatë, shumica e këtyre tragjedive janë plotësisht të parandalueshme dhe për këtë duhet bërë investim.
4.Të përmbushen të gjitha nevojat e paplotësuara për planifikimin familjar, duke i dhënë përparësi grave në 40 përqind të familjeve më të varfra.
Qasja në planifikim familjar vullnetar është një e drejtë njerëzore. Megjithatë, çdo vit ndodhin 89 milionë shtatzani të padëshiruara dhe 48 milion aborte në vendet në zhvillim.
Këto shtatzëni ndikojnë në shëndetin dhe jetën e grave. Jo vetëm që rrisin rrezikun e lëndimit apo të vdekjes, por gjithashtu kufizojnë aftësinë e tyre për t’u bashkuar apo qëndruar në shkollë dhe punë.
5.Sigurimi i mbrojtjes sociale në rang universal, që ofron sigurim të të ardhurave duke përfshirë përfitimet dhe mbështetjen e lindjes. Një mënyrë për të trajtuar pabarazitë është sigurimi i mbrojtjes sociale universale.
Kjo do të thotë se secili ka siguri themelore të të ardhurave, siç është qasja në pension, nëse ato janë në pension ose ndihmë financiare nëse janë të varfër. Mbrojtja sociale universale mund të mbulojë edhe lindshmërinë dhe përfitimet e fëmijëve.
6.Shërbimet mbështetëse, siç është kujdesi për fëmijët, në mënyrë që gratë të kenë mundësi të qëndrojnë në punë. Gratë përballen me një listë të gjatë të disavantazheve në vendin e punës. Për shembull, ata përballen me më shumë pengesa sesa meshkujt për shkak se pagat i kanë më të ulëta. Gratë me fëmijë fitojnë më pas se ato pa fëmijë.
Por ka masa që mund të ndihmojnë mbajtjen e grave në vendin e punës. Për shembull, kujdeset për fëmijët me kosto të përballueshme përmirësojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore si dhe opsionet e tjera që sigurojnë fleksibilitet për prindërit.
7.Të miratohen politika progresive që synojnë rritjen e shpejtë të të ardhurave në mesin e 40% të njerëzve më të varfër, duke përfshirë investimet tek vajzat dhe gratë. Për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme, 40 përqind e njerëzve më të varfër duhet të kenë rritje të të ardhurave. Kjo kërkon investime të mëdha në kapitalin e tyre njerëzor.
8.Eliminimi i pagesave për vajzat, në arsimin e mesëm dhe të lartë.
Në katër vitet e fundit, vajzat kanë më shumë gjasa të mos shkojnë në shkollë në nivelin fillor. Kjo pabarazi përkeqësohet në nivelin e mesëm.
Por ekzistojnë një sërë veprimesh që përmirësojnë qsjen e vajzave në shkollë si: eliminimi i taksave në shkollë ose dhënia e subvencioneve për familjet e varfëra; shkollat të kenë objekte të veçanta sanitare për vajzat si dhe sigurimi i ushqimeve shkollore.
9.Përshpejtimi i tranzicionit, kalimi nga puna joformale në punë formale dhe të denjë, duke u fokusuar së pari tek sektorët që kanë punëtorë të varfër.
Rreth 1 miliardë njerëz të varfër në botë po punojnë joformalisht, si fermerë , shërbëtorë nëpër shtëpi ose punëtorë ditorë. Këto punë ofrojnë pagesë të vogël dhe pak mbrojtje.
Kalimi i këtyre punëtorëve me pagesë të denjë dhe formale do të përmirësonte produktivitetin dhe do të forcojë ekonomitë. Rritja e aksesit në banka dhe kredi me kosto të ulët gjithashtu do të ndihmonte në eliminimin e varfërisë.
10.Të punohet drejt matjes së të gjitha dimensioneve të pabarazisë dhe si ndikojnë tek njëri-tjetrin, në mënyrë që të merren masa përkatëse.
Pabarazitë janë shpesh të padukshme. Për shembull, boshllëqet në pasuri dhe pabarazitë gjinore janë të fshehura në produktin e brendshëm bruto, i cili nuk arrin të llogarisë rreth 10 trilionë dollarë në vit në punën e papaguar të grave.
Duhen masa të tjera për të llogaritur pabarazinë. Dhe këto të dhëna duhet të informojnë politikëbërjen në mënyrë që përpjekjet të shkojnë drejtpërsëdrejti mbi çështjen problematike.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
