Bruno Mars dhuron ushqim për 24.000 njerëz
Bruno Mars është duke i dhënë fund turneut të tij magjik 24K duke u siguruar që 24.000 njerëz të gëzojnë një vakt të nxehtë në Ditën e Falënderimeve.
Mars njoftoi se po bën një donacion në darkën e Falenderimeve në Hawaii që do të sigurojë 24,000 vakte për banorët vendas.
Numri i njerëzve që do të përfitojnë nga dhurimi vjen nga emri i këngës së tij hit, albumit dhe turneut, 24K Magic.
Këngëtari i lindur në Hawaii përfundoi turneun e tij botëror në Stadiumin Aloha në Honolulu, aty ku bëri dhe njoftimin.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
