Braktisi muzikën, këngëtarja shqiptare sjell në jetë një vajzë
Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ditën e sotme, në këtë ditë të shënuar për gratë dhe vajzat, ka sjellë në jetë fëmijën e parë. Ajo është një vajzë dhe këngëtarja e ka pagëzuar me emrin Tori.
‘Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly .Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI’, shkruan Anjeza në një postim n rrjete sociale, ndërsa ndan me miqtë bekimin e kësaj dite të gëzueshme.
Anjeza është një ikonë e muzikës shqiptare, e spikatur që në moshë të re për talentin e saj dhe zërin magjik. Ka arritur rezultatin më të mirë, kur Shqipëria konkuroi për herë të parë në skenën Europiane të këngës, në “Eurovision Song Contest”.
Fituesja e Festivalit të 42 të Këngës në RTSH, ishte Anjeza Shahini me këngën “Imazhi yt”. Kënga u këndua në anglisht, me titull:”The Image Of You”. Ajo u kualifikua për në finale nga ku u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese.
Ishte një nisje e mbarë për Shqipërinë, si pjesëmarrëse në një konkurs muzikor jashtë territorit të saj. Deri më sot asnjë këngëtar tjetër që ka përfaqësuar vendin tonë në këtë festival nuk e ka thyer rekordin e Anjezës. Por edhe pse e filloi karrierën duke arritur një sukses të tillë, këngëtarja tashmë ka hequr dorë si duket përgjithmonë nga muzika.
Pas martesës me diplomatin anglez Paul Edëard Conolly, Anjeza Shahini ka lënë gjithçka në Shqipëri, përfshirë edhe karrierën, për të filluar një jetë të re pranë bashkëshortit të saj, në Londër. Kthehet shpesh për të vizituar familjen por rrallë shfaqet në ekran. Por përmes rrjeteve sociale edhe pse rrallë, ndan momente të bukura nga jeta private.
Ashtu siç bëri të ditur dhe sot, se Dita Ndërkombëtare e Gruas e ka bekuar këngëtaren me ardhjen në jetë të një vajze.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.





