Berlin, transporti publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave
22/08/2019 Shpërndaje

Berlin, transporti publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave

Që prej disa javësh, të gjithë nxënësit e shkollave në Berlin mund të shfrytëzojnë transportin publik të kryeqytetit falas. Këtu përfshihen tramvaji dhe autobusi.

Qyteti i vogël Monheim në Gjermaninë perëndimore do të fillojë të ofrojë një shërbim autobus falas për të gjithë në prill të vitit 2020. Po ashtu edhe qytetet e tjera në mbarë vendin kanë bërë plane për të rritur përdorimin e transportit publik për të zvogëluar bllokimet e trafikut dhe për të mbrojtur mjedisin.

Qëllimi i këtij vendimi është të lehtësojnë familjet dhe të rinjtë nga kostot e lëvizjes e njëkohësisht të ndihmojnë mjedisin.

Këtu permendim ytetet e tjera, si Bon, Essen, Herrenberg, Mannheim dhe Reutlingen te cilat e mbeshtesin idenë për të bërë transportin publik më të lirë.


© 2019, Pozitivi. All rights reserved.