Bardh e zi, investime dhe jetesë me dy standarte në njësinë 8
09/01/2019 Shpërndaje

Bardh e zi, investime dhe jetesë me dy standarte në njësinë 8

Një tjetër njësi fqinje me qendrën e kryeqyetetit është njësia bashkiake numër 8. Një njësi e cila pozicionehet në zonën e Medresesë dhe Selvisë. Ajo është tepër e pasur me çerdhe, kopshte dhe shkolla të cilat ndodhen në cdo dy hapa të bërë brenda këtij territori.

Nga investimet e kryera në këtë njësi bashkiake do kisha shumë dëshirë ta titulloja Yin&Yang. Në qofte se ne Azi kjo përdoret për të mirën dhe te keqen, ne një paralelizem do kisha deshirë ta perdorja për të treguar se 50% e kësaj njesia ka një investim tve paparv dhe teë kuruar deri ne detaje dhe 50% është në një gjendje alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Në zonat pranë qendrës qëndron dhe përqindja e lartë e investimeve të kryera në sinjalizime, rrugë, trotuare, kanalizime si dhe institucionet arsimore. Investimet kanë shkuar madje edhe deri nv dyer të pallateve ose shtëpive te banoreve me punime tepër të bukura.

Por nga krahu tjetër kemi rrugën 5 Maji e cila ka një rëndesi tepër tv madhe për lëvizjen e qytetarëve si edhe bizneseve e veprimtarisë që kryehen në këtë zonë. Një zonë ku çdo pusetë i mungon kapaku, koshat e mbeturinave janë vetëm për syrin e keq pasi mbeturinat derdhen dhe qëndrojnë në tokë për kohë tepër të gjatë. Në trotuaret ekzistente për shkak të punimeve te kryera mbi to në shumë pjesë rruga mund të jetë edhe e papërshkrueshme për shkak të gropave, gungave re ngritura, zhavorrit dhe pa harruar pluhurin qe krijohet dhe mbizoteron.

Por në qoftë se largohemi vetëm pak me tutje në vazhdimin e kësaj rruge do të shikojmë disa rrugë të cilat nuk kanë as trotuare e nuk kanë as asfalt. Perveç këtyre as adresat nuk janë prezente dhe sinjalistikat do ishin luks nëse do të ishin të vendosura. Nga anketimet e kryera në këte njesi bashkiake edhe nga pergjigjet e banoreve vihet re se si ndarja eshte ne dy ane, ne ata qe pergjgjen shume mire dhe ata qe pergjigjen shume keq. Problemet e banoreve ne keto zona jane te shumta sepse problematika te tilla ndikojne dhe ne pjesen e kanalizimeve dhe grumbullimit te ujerave.

Nje tjeter pjese negative ne kete njesi jane dhe hapesirat publike te cilat jane inekzistente. Ambientet e hapura te cilat mund te perdoren per parqe ose hapesira publike qendrimi po kthehen ne kantier ndertimi per pallatet e larta ose biznese fitimprurese per njerez te panjohur.

Pra pas gjithe vezhgimeve dhe ballafaqimeve me banoret veme re se ka akoma shume per te bere ne kete njesi por sidomos ne rr.”5 Maji” dhe pak me ne thellesi te kesaj rruge. Eshte nje njesi bashkiake me rendesi te larte dhe ka nevoje per vemendje ne te gjitha zonat dhe te nisi veprimi per rregullimin e problematikave ne te gjitha pikat e lartpermendura.

*Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Pyet qytetarin” të Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore, mbështetur nga LëvizAlbania

© 2019 – 2021, Pozitivi. All rights reserved.