AZILKËRKUESIT, KE vlerëson Shqipërinë, ulje e numrit me 26.6%
17/04/2020 Shpërndaje

AZILKËRKUESIT, KE vlerëson Shqipërinë, ulje e numrit me 26.6%

Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe të vlerësuara pozitivisht në raportin e Komisionit Europian(Mars, 2020) për të adresuar kërkesat e pabazuara të shtetasve shqiptarë që kërkonin azil në vendet anëtare të BE dhe në vende të tjera të zonës Shengen.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në gjatë vitit 2019, kërkesat për azil ulën më 26.6% kahasuar me vitin 2017.

Statistikisht,  në raportin e KE thuhet se në vitin 2017 u shënuan 7.633 aplikime nga qytetarët shqiptarë që kërkuan azil në vendet anëtare të BE. Ndërsa në vitin 2019, numri i aplikimeve shënon ulje në 5.599 persona.

Po kjo është një çështje që pavarësisht progresit ende kërkon përpjekje dhe masa nga autoritetet shqiptare. Në këtë rast jo vetëm përmes fushatave sensibilizuese dhe takimeve me homologët, por me rëndësi është marrja e masave konkrete për të penguar kalimin e qytetarëve që nuk e justifikojnë daljen e tyre nga kufiri shqiptar si dhe të informohen në lidhjen me detyrimet e regjimit pa viza dhe penaliteteve që kanë në rast se nuk respektojnë këto detyrime.

Autoritet shqiptare kanë forcuar bashkëpunimin me autoritetet homologe në vendet ku kërkesat për azil janë më të larta si Gjermani dhe Francë dhe po punohet për riatdhesimin e sa më shumë shqiptarëve që qëndrojnë në këto vende duke shkelur kushtet e regjimit pa viza. Në lidhje me riatdhesimet, Shqipëria në bashkëpunim me Agjencinë Europiane të Kufirit(EBCGA) nga viti 2018 deri në vitin 2020 ka mundësuar 789 fluturime për kthimin në Shqipëri të 6742 shtetasve.

Në raportin e KE-së në muajin Mars thuhet se Komisioni po monitoron nga afër trendin e kërkesave për azil dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet respektive. Zv.Ministrja për Punët e Brendshme Znj.Rovena Voda tregon hapat konkrete të ndërmarra nga qeveria me qëllim frenimin e azilkërkimit.

Znj.Voda cilët janë hapat konkret që ka ndjekur  shteti shqiptar për uljen e numrit të aplikimeve për azil?

Policia e Shtetit nisur nga situata për azilkërkimin e pabazë të shtetasve shqiptarë në zonën Shengen, ka marrë masa për të parandaluar  keqpërdorimin e lëvizjes së lirë, ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë, me qëllim parandalimin e migrimit të parregullt.

Në funksion të forcimit të kontrollit dhe mbikëqyrjes sa më efikase të Kufirit Policia Kufitare dhe Migracionit zbaton masat dhe detyrimet e përcaktuara në:

  • Planin e Veprimit ndërinstitucional “Për Parandalimin e Fenomenit të Azilkërkimit të Shtetasve Shqiptarë në vendet e Shengen/BE”.
  • Urdhrin nr. 805, date 01.08.2017, i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë “Për forcimin kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror”.
  • Letër – Porosinë nr. 3210, datë 26.07.2017 i Drejtorit të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit “Mbi kontrollin e akteve noteriale të të miturve në kufi”, etj

Përpjekjet për të ruajtur lëvizjen e lirë, ka bërë që Policia e Shtetit të ketë në fokus masat e mëposhtme:

Ka vijuar  komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit sidomos me autoritetet e vendeve të prekura nga fenomeni i azilkërkimit abuziv.

Është rritur bashkëpunimi midis vendeve të BE-së që kanë shqetësim azilkërkimin e pabazë të shtetasve shqiptar, bashkëpunim i cili konsiston në shkëmbimin e informacionit, kryerjen e operacioneve të kthimit të shtetasve shqiptar.

Cilat janë planverprimet në terren?

Janë hartuar dhe janë në zbatim dy plane veprimi; 1) për adresimin e çështjes së minorenëve shqiptar të pa shoqëruar në Itali dhe 2) për adresimin e  çështjes së azilkërkuesve shqiptarë në Francë, i cili adresohet edhe për vendet e tjera të BE-së dhe zonën Shengen.

Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve janë prodhuar një numër i konsiderueshme i fletëplasojeve si dhe kemi bashkëpunuar ngushtësisht me median për të mundësua dhënien e informacionit për të gjithë qytetarët.

A janë të informuar shqiptarët mbi shkeljen dhe penalitetet e regjimit pa viza?

Në muajin Tetor 2017 ka filluar puna për prodhimin e 50 000 fletë-palosje për ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë dhe jane shpërndarë rreth 40 000 prej tyre, si dhe janë zhvilluar 28 takime formale të tryezave teknike të komiteteve rajnale me drejtues të institucioneve në nivel lokal, takime me organizatat e shoqërisë,  komunitetin e mësueve, nxënësit maturantë me si dhe një numër shumë i madh takimesh derë më derë, në qarqet kryesore të origjinës së azilkërkuesve abuziv, në të gjitha qarqet e vendit, me fokus te veçante qarqet që janë prekur më shumë nga ky fenomen. 

Është duke u punuar për evidentimin e të gjitha shoqatave për pajtimin e gjaqeve, si dhe  monitorimi në vazhdimësi të veprimtarisë së atyre shoqatave për të cilat disponohet informacion se në ndonjë rast kanë lëshuar vërtetime të pavërteta apo kanë ndihmuar në lëvizjen e personave që kërkojnë azil në vendet e BE-së.

Janë identifikuar tri agjenci të transportit të udhëtareve që lëshonin shtetasve shqiptar dokumenta garancie të falsifikuara. Të tri rastet jane referuar në prokurori për ndjekje penale për vepren penale “Falsifikimi i dokumentave”, (Korcë, Durrës).

Janë pasqyruar në media të gjithë operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptar që kishin kërkuar azil në Gjermani, Francë, Belgjikë, etj.

Ndër kushtet e anarësimit të Shqipërisë në BE, a ka detyrimet e reja që i parashtrohen shtetit shqiptar për këtë  çështje?

Aktualisht kushtet janë ato që janë bërë publike. Por pavarësisht nga kjo, autoritetet tona po vijojnë dhe forcojnë punën për parandalimin e abuzimit të shtetasve shqiptar të drejtën e lëvizjes së lirë. Nga ana e autoriteteve shqiptare, ju është kërkuar të gjitha vendeve anëtare të prekura nga ky fenomen, që të rrisin numrin e operacioneve të kthimit, ndërsa nga ana jonë është premtuar se në dispozicion të të gjitha operacioneve, do të vendosen burimet njerëzore të nevojshme, që operacionet të kryhen me eskortë shqiptare.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.