Aulona Musta ia del ti bëj të gjitha, sekreti? “Bëj atë atë që do dhe do ia dalësh”.
21/08/2022 Shpërndaje

Aulona Musta ia del ti bëj të gjitha, sekreti? “Bëj atë atë që do dhe do ia dalësh”.

Moderatore, sipërmarrëse, influencer… Ajo është çfarë ka ëndërruar dhe punuar fort të jetë. Aulona Musta është një emër shumë i lakuar, jo vetëm si gazetare, por mbi të gjitha si një grua që figurën dhe peshën e fjalës e ka përdorur si zëri i shumë vajzave dhe grave. Në një interviste për pozitivi.org Aulona Musta flet për gjithcka ajo bën. Zbulojeni më tepër rrëfimin e saj si moderatore, influencer, sipërmarrëse, por mbi të gjitha si mama e si grua.

Aulona ju jeni një figurë shumë e dashur për publikun, një influencer që ke vendosur që me profilin publik të kthehesh në një model për shumë vajza dhe gra, është kjo ajo që ke dashur të bësh gjithmonë?

Ajo që kam dashur unë githmonë është të bëj gjërat që unë dua dhe ia kam dal, i kam bërë. Pasi mendoj se është shumë e rëndësishme në jetë të bësh gjërat që do, në të kundërt nuk do ia dalësh dot. Nuk do ia dalësh dot të jesh e suksesshme, nuk do ia dalësh dot të jesh e qetë mendërisht, të jesh e lumtur. Unë kam dashur të studiojë psikologji packa se shumë njerëz më thoshin, jo po pse këtë degë? Pasi sdo gjesh dot punë. Nuk më interesonte, unë doja të bëjë atë gjë dhe e bëra. Më pas zgjodha gazetarinë, më pëlqente shumë si profesion packa se kisha studiuar dicka tjetër. U arsimova dhe bëra masterin për gazetari, psikologjinë e përdora gjithmonë në forma të ndryshme për të bërë gjërat që ti thua, për të ndihmuar shumë njerëz. Prej shumë vitesh jam fokusuar në pjesën e nutricionit, stërvitjes sepse ka qënë pasioni im, që është shndërruar në profesion. Kështu që mund të them që gjërat që bëj janë ato që unë kam dashur të bëj dhe deri në fund të jetës do vazhdoj ti bëj, të zbuloj pasione të reja të cilat më pas mund të kthehen në profesionin tim dhe të bëj gjërat që dua dhe kur e di që këto gjëra ndihmojnë të tjerët më japin më shumë kënaqësi.

Moderatore, themeluese e “Në formë me Aulonen”, një influencer që e ke kthyer instagramin tënd në një faqe motivuese sidomos për vajzat dhe gratë, por mbi të gjitha një mami dhe grua model, si ia del ti bësh të gjitha?

Faleminderit për vlerësimin! Nuk më pëlqen ta etiketoj veten si model në asgjë që bëj. Mundohem të bëj gjëra sa më mirë për veten time, por pa diskutim të jem një shembull i mirë për të tjerët, por jo gjithmonë ia dal. Kam dhe unë pasiguritë e mija. Kam dhe unë gjëra që nuk më pëlqejnë. Ka gjëra që i bëj gabim, gjëra që do doja t’i bëja më mirë. Nuk është e lehtë, nuk ia del dot gjithmonë t’i bësh të gjitha. Duhet të bësh kompromise në momente të caktuara. Në një moment ti do i dedikohesh më shumë familjes, pastaj në një moment tjetër kur puna të thërret dhe kur ke nisur një projekt të ri apo kur duhet të rrish më gjatë në punë, do dedikohesh më shumë në profesion. Do lësh pak pas dore dhe familjen, edhe vajzën. Këtu fillojnë brerjet e ndërgjegjës, po jam mësuar që me kalimin e kohës nuk ka njeri përfekt. Po do jetë tërhiqe mos e këput. Do dedikohesh në momente të caktuara në një vend në maksimum që ta bësh mirë dhe pastaj do kthesh kokën në gjënë tjetër që për ty është e rëndësishme. Nuk ia del dot pa ndihmë. Unë kam pasur gjithmonë ndihmën shumë të madhe duke filluar nga bashkëshorti i pari. Ne kemi pasur parim që vajza mos ta ndjejë mungesën e asnjërit prej nesh. Kur dikush ka pasur periudha të ngarkuara në punë atëherë tjeteri ka lënë punën e tij dhe është marrë me shumë me vajzën. Kam pasur familjen që më ka ndihmuar shumë, por e rëndësishme është që ti të dish dhe të kuptosh si ti ruash këto balanca. Po ashtu të punosh shumë me veten tënde që të mos lejosh ndjenjat e fajit të të mposhtin edhe të të mërzisin. Pa diskutim të bësh gjërat që do. Në momentin që ti bën gjërat që do ta kesh më të lehtë ti bësh mirë gjërat që bën.

Ti publikon shumë detaje nga jeta jote, Aulonën si mami, Aulonën si bashkëshorte, si mike, si kolege, si do ta përkufizoje jetën tënde me një fjalë në këto momente?

Kautike do ta përkufizoja jetën time në këto momente. E di që mund të duket e çuditshme, pasi të gjithë mendojnë që i bëj gjtha gjërat… Kjo periudhë është kautike sepse jam para marrjes së vendimeve të rëndësishme në lidhje me profesionin time dhe me disa gjëra të reja. Sipërmarrje të reja. Ajo që dua të bëj ndryshe dhe që më ka bërë të jem pak e dyzuara, të jem pak e frikësuar, të jem pak kautike, sepse disa gjëra po i lë dhe pak zvarrë. Pasi kam frikë të marr vendime. Janë të gjitha procese, emocione që ti i kalon përballë vendimeve të rëndësishme që duhet marrësh, por është shumë normale që të gjendesh në këtë mënyrë, të përjetosh këtë ndjesi. Sepse të ndërtosh sipërmarrjet e tua nuk është asnjëherë e lehtë. Njerëit kur të shohin nga jashtë mund të ju duket që është shumë e thjeshtë dhe shohin atë rezultatin final. Shohin që mbase ti po fiton lekë, po shkon të bësh pushime, po nuk e dinë cfaë pune dhe cfarë lodhje, cfarë stresi ke deri sa të arrish në atë pikë. Mua doktori më këshilloj të heq kafen këtë periudhë sepse gjithë ky stres dhe gjithë kjo lodhje me ndikuan. Fillova të kisha probleme me pjesen e ankthit, me stresin dhe hoqa dorë nga kafja. Por unë jam e mendimit që nëse mendon pozitivisht gjërat do bëhen më mirë.

Je mamaja e një vajze të mrekullueshme, Amara, cila është gjëja më e vyer që të ka mësuar prindërimi?

Që nuk ka formula të gatshme dhe që gjërat mund të të dalin nga kontrolli shumë shpejt. Që sado që përpiqesh të bësh më të mirën, do bësh plotë gabime rrugës. Që bashkë me fëmijën rritesh dhe ti. Ah dhe që nuk ka nëna dhe as prindërim perfekt.

Aulona si do ta përshkruaje veten, një mami tolerante apo autoritare?

Jam një miks mes të dyjave. Jam një mami shumë autoritare kur bëhet fjalë për oraret, gjumin, ushqimin dhe jam shumë tolerante kur bëhet fjalë për rrëmujën psh që s’më bezdis fare se fëmijët atë punë kanë.

Cila është këshilla që i thua më shpesh Amarisit?

Të flasë me ne për çdo gjë. Të mos ketë frikë dhe drojë për asgjë karshi nesh sepse bashkë do t’i zgjidhim të tëra. Të jetë e lirë dhe e pavarur.

Në korrik mbylle sezonin e një programi shumë të suksesshëm “Naten me Aulonen” ku do shohim Aulonen në shtator?

Sërish në “Natën me Aulonën” pasi është formati që kam dashur të bëj gjithmonë, ndihem shumë komode dhe mund të jem 100% vetvetja, gjë që për mua është shumë e rëndësishme.

Cili është programi i ëndërrave që do doje të moderoje?

Ka ikur koha kur ëndërroja për të moderuar programe, sot ëndrrat e mia lidhen me të tjera gjëra.

Prej disa kohësh je një instruktore për ata që duan të kenë një trup të shëndetshëm si funksionon  “Në formë me Aulonën”?

“Në formë me Aulonën” është një paketë stërvitore online. Një palestër virtuale ku mund të abonohesh dhe të ndjekësh programet që të përshtaten nevojave dhe kërkesave që ti ke për tu dobësuar, për të shtuar peshë, për tu tonifikuar. Të bësh stërvitje për zonën e vitheve që dikush mund ta ketë problematike. Ti ke programe që janë të gatshme që i ndjek nga çdo cep i botës. Di se çfarë do bësh, që kur zgjohesh në mëngjes, se çfarë do hash. Është shumë e thjeshtë për vajzat sepse shpeshherë shkojnë në palestër pa ditur si ti përdorin dhe çfarë programi të ndjekin sepse të marrësh një instruktor personal kushton shumë. Ndërkohë shumë të tjera nuk kanë mundësi të shkojnë në palestër sepse janë më fëmijë të vegjël, ose jetojnë jashtë ose në disa vende ku të shkosh në palestër është paragjykuese. “Në formë me Aulonën” u ka dhënë mundësinë të stërviten nga shëpia, kudo që janë edhe vetëm për 30 apo 45 minuta, sepse koha është një tjetër arsye që neglizhohet stërvitja. Po bëhën dy vite e gjysëm që “Në formë me Aulonën” është një platformë online. Ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Kam përshtypjen kam sjell në formë gjysmën e grave shqiptare, kudo ku janë nëpër botë dhe jam vërtet shumë krenare për këtë.    

Një tjetër pasioni i yti janë udhëtimet, cfarë të shijon më shumë gjatë udhëtimeve?

Njerëzit që të buzëqeshin ose të komplimentojnë pa të njohur, sa bukur dukesh, sa bukur je veshur, sa bukur make up-i. Më pëlqen të njoh kultura të reja, të mësoj nga historia e çdo vendi ku shkoj, të shijosh ushqimin, jetën e natës, të shoh njerëz pa komplekse, ah dhe të shoh njerëz që dinë ti japin makinës.

Aulona shumëherë reagon për kauza të ndryshme të shoqërisë shqiptare, cfarë të shqetëson më shumë në vendin tonë?

Injoranca dhe negativiteti.

Njerëz që të vetmen mënyrë informimi dhe të vetmet gjëra që lexojnë janë tituj skandaloz të portaleve. Njerëz që kanë vite që s’kanë prekur një libër me dorë. Njerëz që e kanë inatin dhe e shohin të keqen tek gjithë bota, përveç vetes. Njerëzit që ankohen e bëjnë uf e puf gjithë ditën dhe s’bëjnë asgjë për të ndryshuar pakënaqësitë që kanë. Energjinë negative në Shqipëri e gjen sa hap sytë dhe del nga dera e shtëpisë, e derisa kthehesh. Dhe kjo gjë më trishton.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.