60-vjetori i Ansamblit, “shqiponja” rikthehet në skenë pasi sfidoi sëmundjen e rëndë
Këtë vit është shënuar 60 vjetori i themelimit të Ansamblit Popullor. Me rastin e këtij përvjetori është mbajtur një koncert gala në Teatrin Kombëtar në datat 11 dhe 12 nëntor, i cili riktheu në skenë figura të njohura të skenës dhe valltarë të viteve ‘80-’90. Ndër shumë artistë në Teatrin e Operës të pranishëm ishin Valdete Hoxha dhe Merita Halili që jetojnë aktualisht në Amerikë.
Të gjithë artistët me rradhë janë shprehur tejet të emocionuar që kanë marrë pjesë në këtë 60 vjetor të Ansamblit, pasi aty kanë hedhur hapat e parë të karrierës së gjatë. Ky 60-vjetor riktheu në Ansambël valltarin e njohur Rexhep Çeliku pas një kohe të gjatë. Çeliku, që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, por kohët e fundit ka sfiduar sëmundjen e rëndë, dhe ia ka dalë.
Ilir Kadia disa ditë më parë shkruan për rikthimin e Çelikut në Ansambël pas sëmundjes, ndërsa zbulon disa detaje më shumë rreth sfidës që kaloi artisti. Çeliku njihet për kërcimet tradicionale shqiptare, ndaj Kadia shkruan është bërë për të kërcyer si shqiponjë sërish.
Më të mirët ndër vite! U gëzova shumë veçmas për Rexhepin që vuajti shumë nga një sëmundje e rëndë që e paska mposhtur. E kujtoj një vit më parë kur para se të nisej drejt Turqisë, ku u kurua për muaj e muaj, vinte tek Muhamet Malo dhe merrte eurot që i duheshin për kurimin e shtrenjtë! Ashtu me flokë të rënë e fytyrë meit të dhimbte në shpirt artisti që dukej i mbledhur e dobësuar për të mos e besuar! Mirëpo ja lajmi mirë! Ja paska dalë! Është bërë për të kërcyer si shqiponjë! Muhamet Malo edhe nga jeta tjetër prodhon lajme të mira për njerëzit!”, shkruan Kadia.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.




