3-vjeçarja shpëton jetën e babait duke përdorur FaceTime
16/07/2018 Shpërndaje

3-vjeçarja shpëton jetën e babait duke përdorur FaceTime

Një vajzë 3-vjeçare po përshëndetet si heroinë në rrjete sociale pasi ka përdorur FaceTime për të kërkuar ndihmë kur babai i saj pësoi një atak në zemër ndërsa ishin të dy vetëm në shtëpi. Trevor Mçabe, 27 vjeç, ishte në shtëpi me vajzën e tij Molly më 4 korrik, kur pësoi një goditje. Molly përdori telefonin e babait për ta thirrur nënën e saj e cila ishte punë, duke përdorur FaceTime.

“Ajo bëri një telefonatë FaceTime dhe ishte aq e guximshme. Më tha se babi u sëmur dhe ma tregoi se ku ishte babai dhe kështu e pashë të shtrirë në tokë”, tha nëna e Molly, Devon Mçabe. Devon menjëherë thirri 911 dhe ekipet e emergjencës nxituan dhe e dërguan babanë e vogëlushes në Qendrën Mjekësore Winchester në Virxhinia.

Më pas Trevor u transportua në Spitalin Inova Fairfax për operacione emergjente të trurit. Lloji i goditjes së Trevor ka shkaktuar vdekje në më shumë se 85 për qind të pacientëve, pasi ndikon në pjesën e trurit që kontrollon funksione kritike si frymëmarrja dhe zemra.

E vetmja arsye pse babai i 3 vjeçares u bë mirë ishte për faktin se mori ndërhyrje kaq shpejt. Brezat e rinj janë shumë të lidhur me teknologjinë, përfshië këtu edhe fëmijët e vegjël, gjë që e dëshmon rasti i 3 vjeçares e cila përdori teknologjinë për të shpëtuar të atin.

Devon tha se nuk e kishte idenë që e vajza dinte të përdorte FaceTime, por pranoi se ajo ka një kujtesë të fortë. E ëma shprehet se nuk ia ka mësuar të bijës ta përdorë facetime por sigurisht që ajo ka qenë pranë saj sa herë ka folur me gjyshërit dhe me siguri i ka mësuar hapat si ta përdorë. Mjekët janë “shumë optimistë” se i shoqi do të bëjë rimëkëmbje të plotë, tha Devon për The Winchester Star.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.