Zakonet janë po aq të rëndësishme sa gjenetika në luftën kundër kancerit
04/04/2018 Shpërndaje

Zakonet janë po aq të rëndësishme sa gjenetika në luftën kundër kancerit

Që kur vëllai i madh i Brian Johnson, Ricku u diagnostikua me kancer, ka qenë një udhëtim emocionalisht i trazuar për të dhe familjen e tij. I nxitur nga detyrimi për të ndihmuar vëllezërit, Xhonson filloi të studionte metoda dhe teori të ndryshme se si të luftojë dhe parandalojë kancerin, dhe tani, dëshiron të ndajë informacionin e rëndësishëm me të tjerë që mund të kenë të njëjtën gjë.

“Ideja jonë e parë e madhe është miti që na duhet për t’u marrë me: gjenet kundrejt zakoneve. Cili mendoni se është më me ndikim? Imagjinoni të jeni në Danimarkë duke kërkuar 1000 fëmijë që janë adoptuar në lindje… a mendoni se prindërit biologjikë që janë me kancer para moshës 50 do të kishin një ndikim më të madh mbi fëmijët sesa prindërit adoptues që do të merrnin kancer përpara moshës 50? Kush mendoni se do të ketë ndikim më të madh tek fëmijët të kalojnë kancer? E pra, hulumtimi thotë se nëse prindi biologjik merr kancer para moshës 50 vjeç, por që kurrë nuk ka jetuar me fëmijën e adoptuar, ka gjasë 0% të marrjes së kancerit. Por nëse prindërit e adoptuar marrin kancer para moshës 50 vjeç, rreziku i rritjes së kancerit të fëmijët rritet pesëfish. Pse ndodh kjo? Ndodh për shkak se këta prindër kaluan zakonet e tyre, jo gjenet, tek fëmijët e tyre”.

Brian Johnson është një filozof dhe themelues i Optimize.me, një faqe interneti, aplikacion ku shpërndan video që i ndihmon njerëzit të zgjedhin jetën e tyre më të mirë. Ai studion librat e vetë-përmirësimit, pastaj i ndan në pjesë për njerëzit e zënë, të cilët dëshirojnë ‘më shumë mençuri në më pak kohë’. Ai gjithashtu ofron mësime të jetesës optimale dhe trajnime online. Podcast nga Brian, OPTIMIZE me Brian Johnson, përmban idetë më të mira nga librat më të mire optimal të jetesës. Ndiqni videon per te mesuar me shume sesi ndikojne zakonet.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.