Ushtrimet fizike që sugjeron Klodiana Shala për stinën e verës
29/07/2022 Shpërndaje

Ushtrimet fizike që sugjeron Klodiana Shala për stinën e verës

Stina e verës është koha ku secili përpiqet të jetë në formë sa më të mirë fizike. Ushtrimet apo aktiviteti fizik janë të rëndësishme për eliminimin e peshës së padëshiruar dhe tonifikim, por mbi të gjitha për një trup të shëndetshëm. Kampionia e atletikës shqiptare, Klodiana Shala për pozitivi.org na tregon cilat janë disa ushtrime që mund ti realizojmë jo vetem ne #palester por edhe në kushte shtëpie.

Përse na nevojitet aktiviteti fizik gjatë verës? 

Vera është stinë e nxehtë që ka nevojë për gjallëri të trupit dhe të mendjes. Paralelisht me ushqimin  e kontrolluar dhe një aktivitet fizik i moderuar, është i nevojshëm. Përshembull ecje me hap të shpejtë në bregdet, parqe, hapësira të blerta,  ushtrime, aerobi jo të rëndë. Preferohet gjatë pasdites vonë kur kanë rënë temperaturat, por edhe në mëngjes në varësi të kushteve fizike që gjendet personi. Mos të harrojmë shoqërimin me mesatarisht 2 litra ujë dhe me një dietë perime e fruta.

Sa herë në javë mund të bëjme aktivitet fizik?

Mendoj se një herë në dy ditë në këtë verë, aktivitet jo me stërmundim, është i duhuri.  

Cfarë aktiviteti fizik mund të ushtrojmë në kushte shtëpie? 

Ushtrimet me karrige dhe ato të barkut janë të përshtatshme dhe pa kosto. #Youtube google dhe platforma të tjera online  ofrojnë shumë paketa pot duhet të dini që trajneri personal është një nga zgjidhjet më të mira. Sidomos për ata persona dhe vecanërisht gra e vajza që duan të dobësohen për një afat relativisht të shpejtë dhe me disa kg.

Cila është mosha që mund të fillojmë të ushtrojmë aktivitet fizik?

Që në adoleshencë të hershme. Prej shumë vitesh kam theksuar dhe vazhdoj të bëj thirrje për krijimin e mentalitetit tek shqiptarët të ushtrimit fizike si një normalitet të përditshëm. Është me të vërtetë për të ardhur keq që të rinjtë dhe njerëzit në moshë mature nuk lejnë pa pirë një nga kafet dhe tia dedikojnë aktivitetit fizik. Gjysëm ore në ditë është ok për njerëzit që duan të kenë shëndet fizik dhe mendor sa më të fortë. Aktiviteti fizik tregon se njeriu ka respekt për shëndetin e tij dhe të qenurit efikas në punë apo studime. Trupi duket ushtruar sepse në këtë mënyre furnizon dhe trurin me energji. Mendja e shëndoshë ne një trup të shëndoshë është një nga filozofitë më të hershme të mençurisë popullore.

Përveç ushtrimeve, cila është rëndësia e një diete ushqimore për një trup të shëndetshëm?

Dieta e shëndetshme ushqimore është baza , terreni i një jete të rregullt pa trauma fizike por dhe psikosomatike. Një dietë ushqimore duhet të jetë ekuilibri i ushqimeve të nevojshme por dhe atyre të preferuara që mund të jenë problematike nëse përdoren shpesh. Pra një gjysëm picë për të rejat në jav nuk ka rrezik mbipeshe nëse gjatë ditëve hani shëndetshëm dhe ushtrohen fizikisht. Dhe brumrat apo karbohidrate duhet të jenë shum të moderuara  për gratë dhe burrat pas moshës 40 vjeç. Sepse metabolizmi nuk djeg me shpejtësi si një 25 vjeçare. Dieta ushqimore korrekte duhet të përmbajë gjithmonë hidratim të plotë dhe sa më shumë perime të freskëta, vaj të virgjër ulliri,  peshk,  kos, fruta të thata dhe fruta, por jo shumë të ëmbla.

#palester #youtube #google #Klodiana Shala

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.