Ushtari jep shtëpinë për të strehuar familjen në nevojë
28/02/2019 Shpërndaje

Ushtari jep shtëpinë për të strehuar familjen në nevojë

Një ish-ushtar në Irlandë ka dhënë shtëpinë e tij me tre dhoma gjumi për një familje që ishte në listën e pritjes për shtëpi të re, për shtatë vjet.

Paddy Phelan hoqi dorë nga shtëpia, për Kieran Ritchie, të fejuarën e tij Lauren dhe dy fëmijët e tyre, të cilët jetonin në një shtëpi shumë më të vogël.

Ai vendosi të largohet nga shtëpia me tre dhoma gjumi të cilën e quajti të tillë për 12 vjet dhe u akomodua në një rezidencë me një dhomë gjumi. Këtë vendim e mori pasi ishte i prekur nga gjendja e shumë familjeve që po mundohen për të gjetur një strehë.

Për The Independent Phelan tha: “Dëgjova nëpër media për familjet që qanin për shtëpi dhe po mendoja për veten time, në shtëpinë ku jam. Unë jam në një shtëpi me tre dhoma gjumi dhe mendoj se gjëja më e drejtë që duhet të bëj do të ishte të rregullohesha në një shtëpi më të vogël.

Kurrë nuk do ta harroj pamjen që morën fytyrat e tyre dhe sa të lumtur ishin fëmijët. Unë jam i lumtur për ta dhe ju uroj më të mirën. Shpresoj që kjo të vlejë si mesazh për njerëzit e tjerë që kanë nevojë të merren parasysh”, thotë ai.

Phelan po inkurajon të tjerët që jetojnë në shtëpi me dhoma gjumi të papërdorura, për ta konsideruar jetesën në ambiente më të vogla. “Njerëzit duhet ta konsiderojnë seriozisht pozicionin e tyre dhe të strehojnë një familje nëse munden”, thotë ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.