U refuzova të hyja në gjykatën e qarkut sepse jam një grua muslimane
Ajo që duhet të kishte qenë një ditë e mrekullueshme u bë një nga ditët më të këqija të jetës sime. Kur erdha në Gjykatën e Qarkut Tulsa për të përfunduar divorcin, më është mohuar hyrja vetëm sepse jam një grua muslimane. U ndjeva e turpëruar, ë zënë ngushtë dhe e objektivizuar.
Makthi im filloi me atë që është vetëm një bezdi rutinë për shumicën e njerëzve. Punonjësi i sigurisë në hyrje me kërkoi që të hiqja hixhabin duke e hapur para tij dhe të gjithë të tjerëve. Avokati im dhe unë me edukatë i shpjeguam oficerit se e kam vënë hixhabin për qëllime fetare dhe nuk e heq atë në publik apo në praninë e njerëzve.
Për mua dhe për shumë gra të tjera muslimane që mbajnë hixhab, kjo është aq shumë pjesë e jonë sa ç’janë edhe veshjet e tjera. Ne e mbajmë hixhabin si shenjë modestie, një shenjë e lidhjes sonë me zotin dhe një mënyrë për të imituar gratë më të respektuara në traditën tonë fetare. Unë zgjedh të mbaj hixhabin me krenari si një mënyrë për të treguar lidhjen time me fenë dhe komunitetin tim, si pjesë e identitetit tim. Duke më kërkuar që të heq hixhabin në publik nga një njeri është si të me kërkohet të hiqja këmishën time para tij.
Në vend që të respektonte dinjitetin dhe besimin tim, punonjësi më tha se jo vetëm që duhej ta hiqja, por se ai do të më shikonte të hiqja atë ne prani burrave që ishin pas meje. Ai më pas thirri dhe katër oficerë të tjerë të cilët vazhduan të më kërkonin që ta hiqja hixhabin para tyre.
Pa marrë parasysh se sa të arsyeshme ishin kërkesat tona, për një police femër që të bëjë inspektimin në mënyrë private, që zyrtarët meshkuj të kthejnë shpinën , gjithçka që dëgjuam ishte “jo”. Unë nuk u ndjeva më si një qenie njerëzore, u trajtova si një mbeturinë, pavarësisht se doja të finalizoja divorcin dhe të filloja të jetoja një jetë të re.
Ndërsa bëheshim vonë, avokati dhe unë qëndruam jashtë gjykatës ku dy oficere femra erdhën dhe na thanë se nuk mund të shkoja brenda pa hequr hixhabin para njerëzve që dëshironin të shihnin. Më në fund i pyeta oficeret nëse do të mund të rrija në mes të dy makinave në parking në mënyrë që ata të mund të më inspektojnë dhe ramë dakord.
Ndërsa u struka mes dy makina të parkuara, mund të shihja policët meshkuj që më shikonin nga dritaret e xhamit ku po qëndronin. Megjithëse u përpoqa të bëja veten të padukshme midis makinave, ende ndihesha plotësisht e ekspozuar pasi hoqa hixhabin. U detyrova të gjunjëzohesha para tyre. Pasi panë se kishte vetëm flokë nën hixhab, policet femra më lejuan të shkoj në oborrin e gjykatës ku më në fund mund të divorcohesha zyrtarisht, por nuk isha në gjendje të përjetoja gëzimin që duhej të kisha ndier.
Kur u largova nga gjykata atë ditë, isha aq e mërzitur saqë rastësisht kam humbur dhe kam ecur rreth 30 minuta nga rruga për të shkuar në shtëpi. U ndjeva e frikësuar dhe e vetme. Që nga ajo ditë, unë kam luftuar me ndjenjat e turpit, pafuqisë dhe mosbesimit. Në vend që të ndihesha e sigurt në prani të rojeve të sigurisë, ndihem e kërcënuar dhe e frikësuar. Ndjej se e kam humbur ndjenjën e besimit dhe krenarisë në fenë time, të cilën e mbajta me vete në zemrën time çdo ditë të jetës sime.
Gratë muslimane anembanë vendit përballen me këto sfida në baza ditore. Na refuzohet hyrja në dyqane dhe ndërtesa; ne jemi në shënjestër të bullizmit; edhe ne përballemi me dhunën dhe sulmin për shkak të simbolit të jashtëm të fesë sonë. Në një vend që vlerëson liritë fetare, të drejtat e mia janë shkelur kur u përpoqa të hedh hapat e parë në jetën time të re. Kjo ishte një kujtesë mizore që shumë njerëz ende i shohin gratë myslimane si kërcënim, jo si anëtare të vlefshme të shoqërisë.
Mbaj hixhabin tim si një kujtesë për besimin tim. Dhe megjithatë unë kurrë nuk refuzova ta hiqja atë. Thjesht i kam kërkuar oficerëve që të respektojnë besimet e mia fetare dhe të më lejojë që të kontrollohem nga një oficere femër në një hapësirë private. Në vend të kësaj, unë u trajtova me përbuzje.
E di që kjo përvojë do të jetë me mua për pjesën tjetër të jetës sime dhe nuk do ta harroj kurrë frikën dhe turpin që ndjeja kur u detyrova të rri në tokë dhe të hiqja hixhabin para se të mund të hyja në një ndërtesë publike. Sidoqoftë, shpresoj të përdor përvojën time për të kërkuar drejtësi për veten, për gratë e tjera muslimane dhe për të gjithë amerikanët duke paraqitur një padi kundër Zyrës së Sheriffit të Qarkut Tulsa për t’u siguruar që anëtarët e pakicave fetare trajtohen me respekt për të hyrë në ndërtesat publike. Askush nuk duhet të përjetojë atë që kam përjetuar dhe shpresoj që të jap një shembull për fëmijët e mi të vegjël, që ata të rriten në një vend që nderon fenë e tyre dhe i trajton ato në mënyrë të drejtë dhe me dinjitet. Suha Elqutt, pershtati pozitivi.org.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
