TIRANA NË VITET E KOMUNIZMIT, VARFËRI E PËRPJEKJE PËR FRYMË LIBERALE
Nëntor 1944, muaji i ndryshimeve te medha, stina e nje epoke te re! Entuziazmi ishte emocioni që përshkonte mendjen e cdo qytetari të botës, e si e tillë edhe shpirtin e kryeqytetasve! Po vinte fundi i Luftës së Dytë Botërore, një nga luftat më të përgjakshme të historisë së njerëzimit. E tillë kishte qenë edhe për Tiranën, beteja për clirimin e të cilës, konsiderohet nga historianët si ndër më vështirat e luftës, e që zgjati plot 3 javë. Qyteti nis dhe merr frymë dhe pas një të shkuare me pushtues, tashmë qytetarët janë të lirë të vendosin për jetën e tyre. Një forcë e re politike, një shpresë, optimizëm kishte ngado, edhe pse sic tregojnë filmimet e kohës ende teksa në njërën anë të qytetit festohej, në tjetrën ende vajtohej humbja e jetëve gjatë luftës.
Sipas Historianit, Mariglen Kume: Me hyrjen e qeverisë së re në Tirane, nis një epoke e re për qytetaret e Tiranes. Pra politikisht, pushtetin në dorë e ka populli. Në njërin krah të qytetin këndohej në tjetrin vajtohej. Është një periudhë që dominohet nga të gjitha këto zhvillime.
U rimorën ndërtesat. Njerëz që krejt papritur vijnë dhe duhet të bëjnë diçka që më parë se kanë ushtruar. Jeta nis mbi baza te reja. Problemi ishte nga infrastuktura, që nga vendi se ku duhet të vendoseshin këto institucione të krijuara. “
Ndërsa studiuesi Erald Kapri e përshkruan kështu: “Tirana ishte në një varfëri, raprezalje. Burgjet ishin mbushur me kundershtarë të presupozuar poltitik. Udhëheqësit e rinj të vendit, ditën e pavarësisë realizojnë një paradë të madhe ku morën pjese nga oficere të vendeve aleate, amerikane britanike. Banorët dolën për herë të parë për të shijuar ato kafet e kryeqyteit. Shpresa ishte e madhe. Lufta kishte përfunduar dhe paqartesitë ishin të shumta.”
Paralel me këtë panoramë sociale dhe politike të qytetit, nisën dhe ndërtimet urbanistike. Një qytet që trashëgonte nga arkitektët italianë qendrën pompoze të Tiranës e cila kontrastonte me pjesën tjetër të qytetit, i cili dukej si një qytet kopësht me shtëpi të vogla me bace, të cilat nisin të prishen për të hapur vend ndërtimeve që do mirëprisnin “njeriun e ri”.
Sipas historianeve 10 vjecari i pare i post Luftes Nacional Clirimtare, pavaresisht aspektit te rrenimit, ishte nje periudhe optimiste per Tiranen ku pervec ndertimeve dhe reformave te shumta, pakenaqesite ndaj drejtimit te Enver Hoxhes as qe mendoheshin ende.
Dhe mesa duket psikoza e përgjimit e më pas dënimeve politike ose jo, nis e merr një rëndësi të madhe për jetën e kryeqytetasve. Jemi ne fillim të viteve ’70 dhe fryma liberale që u kulmua me Festivalin e 11-të Këngës së Lehtë në Radio Televizion, fashitet me goditjet që marrin me radhë nga artistët e deri tek qytetarët e thjeshtë, përfshi këtu edhe faktin që vetëm disa vite më parë Shqipëria ndalon zyrtarisht praktikat fetare.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
