Si mund ta godasim ngrohjen globale?
Lajmet kur është fjala për ndryshimet klimatike nuk janë tërësisht katastrofike. Megatrendet globale të zhvillimit të shpejtë thonë se lufta nuk ka përfunduar ende.
Bumi i shpejtë i rinovueshëm; Shpenzimet e prodhimit për panelet diellore dhe turbinat me erë, kanë rënë 90 me qind në 10 vitet e fundit nënkuptojnë se energjia e rinovueshme është shpesh forma më e lirë në dispozicion në shumë vende të botës. Mbani në mend se dy të tretat e të gjithë fuqisë së re në vitin 2016 ishin të rinovueshme, dhe rritja ka qenë eksponenciale, shumë më e shpejtë sesa shumica e njerëzve kanë parashikuar.
Makina elektrike; Makinat elektrike tani janë duke u bërë për tregun masiv. Shqetësimi mbi ndotjen e ajrit në zonat urbane ka bërë që të rritet përdorimi i makinave me bateri dhe Kina ka përparuar në këtë aspekt. Pothuajse të gjithë prodhuesit më të mëdhenj të makinave tashmë janë zotuar të bëjnë makina elektrike, ose të përfundojnë prodhimin e makinave me karburant me fosile.
Më shumë bateri në dyqan; Çmimet për bateri kanë rënë me 75 përqind në gjashtë vjet dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme parashikon rënie të mëtejshme. Bateritë, duke ruajtur energjinë kur dielli nuk ndriçon ose kur fryn era, do të ndihmojë energjinë e rinovueshme të arrijë potencialin e saj të plotë. Për magazinimin në afat më të gjatë, javë dhe muaj, po ndërtohen ndërlidhjet e energjisë elektrike në distanca të gjata.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
