Pushtetari përballë kërkesave të qtetarëve në Baldushk
Në njësinë administrative Baldushk banorët ndihen jo të përfaqesuar siç duhet në nivel lokal. Me aplikimin e reformës së re territoriale ata shprehën si problematika uljen e kopetencave të njësisë, shtimin e burokracive, probleme me infrastrukturën rrugore e cila lidh fshatrat me njeri-tjetrin, pastrimin e kanaleve kulluese per tokat bujqësore, si dhe kërkuan më shumë investime në terrene sportive.
Gjatë forumit “Pushtetari përballë Qytetarit” të zhvilluar në këtë zonë nga Infinit Plusi banorët shfaqën problemet dhe ankesat që prekin zonën, përpara administratorit të njësisë Ilir Bermeta. Kujtojmë se njësia administrative Baldushk përbëhet nga 14 fshatra dhe problemet janë të shumta si në infrastrukturë ashtu edhe në çështje sociale. Gjatë forumit siç shihet dhe në videon e mëposhtme banorët diskutuan me përfaqësuesit vendorë në lidhje me problemet dhe mundësitë për të gjetur zgjidhje.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
