Pasi humbi të shoqin, maçoku i ndricon ditët të moshuarës
Jo shumë kohë pasi bashkëshorti i vdiq, maçoku i quajtur Bob u kthye në shtëpinë e një gjysheje dhe vendosi të hyjë brenda.
Nipi i zonjës së moshuar publikoi fotot e Bobit dhe tha se maçoku i shëmtuar i ndriçon jetën gjyshes çdo ditë.
Veterinari beson se Bob u godit nga një makinë dhe jetoi i humbur për një kohë të gjatë, sepse fytyra e tij është deformuar. Por tashmë është shëruar dhe nuk ka ndonjë dhimbje.
Por ja ku gjërat bëhen interesante.
Para se maçoku të kthehej, e moshuara lexoi një libër për një mace të humbur të quajtur Bob, dhe për këtë arsye i ka vënë këtë emër më pas.
Ndërkaq ai tregon për marrëdhënien e bukur të tyre: “Ata janë aq të këndshëm së bashku, ajo tregon gjithçka për të, ndërsa ai sheh çdo lëvizje të saj dhe e ndjek gjyshen ngado”. Kafshë janë me të vërtetë të lidhura me njerëzit dhe shpeshherë sjellin gjallëri dhe gëzim në momente të vështira.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
								


						
						
						