Njerëzit në Hunza nuk sëmuren kurrë, as nga kanceri dhe jetojnë më gjatë se çdo popull. Zbuloni sekretin e tyre
31/05/2018 Shpërndaje

Njerëzit në Hunza nuk sëmuren kurrë, as nga kanceri dhe jetojnë më gjatë se çdo popull. Zbuloni sekretin e tyre

A keni dëgjuar ndonjëherë për njerëzit e Hunzës? Ka shumë mite dhe tregime që kanë jetuar të lumtur dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Mitet si ajo për Burimin e Rinisë ende janë mjaft interesante edhe pas gjithë këtyre viteve. Por, nuk është sekret se ka shumë njerëz që jetojnë më gjatë se pjesa tjetër prej nesh. Ka edhe prej atyre që kurrë nuk kanë qenë të sëmurë në jetën e tyre.

Pra, cili është sekreti i një jetëgjatësisë së tyre të shëndetshme? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje, flasin tregimet më të mahnitshme të atyre që ishin të gatshëm të shpërndanin mençurinë me ne. Shumë prej këtyre tregimeve ishin të ndryshme saqë nuk mund në arrije në një përfundim për “sekretin”. Për shembull, Emma Morano nga Italia, 116 vjeç shpjegoi se arsyeja ejetëgjatësisë se saj qëndron eshte nje. Ajo tha: “Unë nuk dua të dominoj askënd”, kështu që pas divorcit në moshën 38 vjeçare, e kaloi pjesën tjetër të jetës e vetme. Ajo madje fitoi betejën kundër anemisë duke ngrënë dy vezë të papërpunuara në ditë gjatë gjithë jetës .

Një tjetër histori jetësore, Mushatt-Jones, thotë se ka ngrënë proshutë të pjekur çdo ditë. Pastaj mësova për historinë e jetës së Clarice Emley, e cila kishte lindur dhe rritur në një fermë. Ajo shpjegon se familja e saj dhe ajo hanë vetëm gjëra që i rrisin vetë. Ajo është ende fizikisht aktive dhe punon çdo ditë bashkë me miqtë e saj. Më pas, në tregimin rreth binjakëve njëqindvjeçarë mësova se sekreti për jetëgjatësinë e tyre ishte plakja së bashku dhe të bashkuar.

Vazhdova të kërkoj “sekretin”. Një artikull rreth këtyre njerëzve më mori vëmendjen, sepse kuptova se jam më afër përgjigjes sime. Hunza ose Hunzas janë një popullsi në një luginë malore në rajonin e Pakistanit. Shkaqet që këta njerëz  morën vëmendjen më të madhe janë si në vijim:

Shkalla e shkrim-leximit e luginës Hunza është më shumë se 95% – që do të thotë se çdo Hunzas ka të paktën një diplomë të shkollës së mesme; Rajoni i Hunzës është shtëpia e njerëzve të katër etnive; Ka dy fe të ndryshme në rajonin Hunza dhe njerëzit janë të ndarë mes tyre; Mënyra e jetesës së njerëzve është shumë e thjeshtë dhe ata konsiderohen të jenë shumë mikpritës dhe të ngrohtë; Disa Hunzas jetojnë deri në 150 vjet; Femrat në Hunza mund të lindin në moshën 65 vjeçare; Ata kurrë nuk hanë ushqime të përpunuara; Punojnë në fusha nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit çdo ditë;

Duke bashkuar të gjitha pikat e të gjitha historive dhe fakteve të paraqitura më lart, më poshtë vijon përfundimi për mënyrën se si të kemi një jetë të gjatë dhe të shëndetshme:

1.Ju duhet të edukoheni përmes jetës. Mund të filloni të zhvilloni një mendje të shëndetshme në moshë të re dhe kurrë nuk duhet të ndaloni leximin dhe të menduarit në mënyrë aktive. Clarice Emley ishte një mësuese, pothuajse të gjithë Hunzas janë të arsimuar, kështu që mund të themi, ne kemi nevojë për një aktivitet të zhvilluar të trurit, për të pasur një jetë të shëndetshme.

2.Single apo jo kjo nuk ka rëndësi për aq kohë sa ju mbani marrëdhënie të shëndetshme gjatë gjithë jetës tuaj. “Marrëdhënia e shëndetshme” ndonjëherë mund të nënkuptojë një lidhje të mirë me veten, duke njohur dhe pranuar të gjitha ato ndjenja të fshehura. Përdorimi i teknikave të vetë-mësimit dhe meditimi mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë nevojat dhe dëshirat tuaja, të cilat mund t’ju bëjnë ta doni veten dhe të gjithë ata që janë përreth jush. Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja, sepse shtypja e tyre ndonjëherë mund të çojë në një humnerë. Duke shprehur ndjenjat, marrëdhëniet mund të “rriten” shëndetshëm.

3.Shpërfill stresin! Po, stresi është vrasësi më i madh i heshtur, “shfarosës” modern i forcës së jetës. Në ditët e sotme është e vështirë të shpërfillësh situatat e vështira, si ditët e vështira të punës, pagesat etj. Por nëse arrini të mbijetoni me këto detyrime dhe komplikime moderne, duhet të tërhiqeni dhe të ndaloni në një vend të qetë, ku mund të lidheni me natyrën dhe të provoni të jetoni një jetë më të qetë.

4.Mundohuni të hani ushqim organik, natyror dhe nëse keni mundësi rriteni vetë. Shikoni njerëzit e Hunzës ata hanë vetëm gjëra që i rrisin vetë dhe janë të shëndetshëm as nuk e dinë çfarë është kanceri. Ndoshta ata nuk e dinë se çfarë është pica, por shohin lindjen e diellit shumë vite pas muzgut tuaj të fundit.

5.Mos e anashkaloni aktivitetin fizik! Edhe pse është e vështirë, mos u dorëzoni! Mendoni për të gjitha orët e punës që njerëzit Hunza bëjnë në ditë në fusha! Është e vështirë, por mbajtja e muskujve tuaj “ngrohtë” kurrë nuk mund të jetë gjë e keqe.

Po, duke u rritur është e vështirë. Ndonjëherë duhet të heqim dorë nga shumë gjëra dhe të ndryshojmë drejtimin tonë të jetës, por ne e bëjmë për veten tonë. Pse të mos provoni këto gjëra; ndoshta do të jetoni më gjatë se çdokush në familjen tuaj. Ndoshta do të jesh i pari që mund të jetosh për 200 vjet. Dhe pastaj, do të na thoni sekretin tuaj. Por deri atëherë, le të përdorim njohuritë e të gjithë atyre njerëzve që janë më të vjetër se 100 dhe ende të lumtur e të shëndetshëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.