Një vlerësim mbi ofertën mediatike të Televizionit Shqiptar
19/12/2017 Shpërndaje

Një vlerësim mbi ofertën mediatike të Televizionit Shqiptar

Nga Ramadan Çipuri

 TVSH është kanali televiziv që për vite me radhë, falë infrastrukturës së trashëguar  ka sfiduar të gjitha përpjekjet e operatorëve të tjerë privat për të mbuluar me sinjal pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Duke qenë një media publike, RTSHe ka patur më të lehtë mbijetesën financiare në krahasim me të tjerët, gjë kjo që i ka lejuar qëtë mos shfaq ‘agresivitetin’ e të tjerëve në llojin e programacionit që përdoret duke synuar tërheqjen e audiencave.

Natyra, përmbajtja dhe cilësia e programeve të transmetuara përmes kanalit publik ka elementë të shumtë që duhen vlerësuar, siç ka edhe shumë të tjerë që kërkojnë përmirësim.

Do të vlerësoja si pozitiv elementët e mëposhtëm:

Së pari duhet vlerësuar se në përmbushje të detyrimeve që parashikohen në Ligjin nr.97/2013 për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë, RTSH ka një program të larmishëm, që deri diku u përgjigjet kërkesave dhe obligimeve ligjore.

Nga një përllogaritje e lehtë e programit ditor të TVSH-së, rezulton që për programe të ndryshme transmetuesi publik ka rreth shtatë orë transmetim tëdrejtpërdrejtë nga studiot televizive. Kjo është një përpjekje për t’u vlerësuar, për vetë faktin se i jep vitalitetit kanalit dhe nuanca të larmishme audiencave.

Bazuar në misionin e transmetuesve publik, element pozitiv është edhe transmetimi i dokumentarëve të ndryshëm, të cilët mund të gjinden çdo ditë në fasha të ndryshme kohore, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre, janë produksione të vetë TVSH-së. Hapësira u lihet edhe dokumentareve të huaja tëcilëtpër nga përmbajtja mund të vlerësohen si tërheqës.

Nuk mungojnë as dokumentaret apo reportazhet, të cilët në një farë mënyrëpërmbushin një detyrim tërëndësishëm të transmetuesit publik.

Ka një numër të konsiderueshëm programesh me natyrë edukative dhe sociale që i vijnë në ndihmë shikuesit përmes trajtesave të shumta. Nuk kanë munguar edhe përpjekjet për të tërhequr emra të njohur për programet që ofrojnë.

Analizuar në lidhje me natyrën e informacionit që përcillet në edicionet informative, duhet theksuar se ka një balancim të kënaqshëm të hapësirës që i kushtohet institucioneve të ndryshme shtetërore, si presidencës, parlamentit, qeverisë, apo edhe minutazhit që i kushton partisë në pushtet dhe asaj opozitare. Nga aspekti politik, e rëndësishme është që mungon natyra kritike e lajmit ndaj opozitës politike, duke patur një qasje për ta dhënë lajmin në mënyrësa më ‘të ftohtë’, pa nuanca e për të qenë brenda rregullave të lojës.

Pozitiv mbetet edhe fakti se në edicionet informative të RTSH-së ka një larmi tematikash të trajtuara në edicione, përfshirë këtu aktualitetin, ekonominë, kulturën, artin, sportin etj.

Për t’u vlerësuar është edhe aktivizimi dhe përpjekjet që janë treguar për faqen e transmetuesit publik në Internet, RTSH.AL, por pse jo edhe aplikacionet për “pajisjet e zgjuara” të cilat shkojnë në përputhje me trendin dhe zhvillimet teknologjike që kanë shoqëruar median në tërësi.

Por, siç ndodh me çdo industri, e kryesisht me atë mediatike, e sidomos kur bëhet fjalë për një transmetues publik, kërkesat e audiencave mund të jenë shumë më të larta, pasi në një farë mënyrë ata edhe parapaguajnë për një ofertë që nuk e dinë se çfarë do të jetë përmes një tarife që edhe pse mund të konsiderohet jo shumë e lartë, por sërish është kosto.

Disa pika që do të sugjeronim se kanë nevojë për përmirësim janë si mëposhtë:

Së pari, duke e nisur me programacionin, pavarësisht larmishmërisë që ka, natyra e programit dhe mënyra se si përcillet përmes ekranit të lë përshtypjen e një kanali televiziv të varfër financiarisht dhe tëshkëputur nga audiencat e gjera.

Që në fillim, duhet thënë se një çështje për t’u përmirësuar mbetet ‘komercializimi i figurës’. Transmetuesit publik i duhet të punojë shumë më shumë me vizualitetin. Paraqitja e figurës vazhdon të jetë shumë lineare, pothuajse duke mos sjellë asgjë të re, duke mbetur shumë prapa në krahasim me televizionet komercialë. Elementë promovues apo vizualë mund të ishin qoftë edhe ‘xhinglat’para apo pas edicionit informativ të llojit “Ky është Televizioni Shqiptar”, gjë që e rastisim në pothuajse të gjithë kanalet komercialë.

Një problemi tjetër i madh tek transmetuesi publik ka të bëjë me shkëputjen që ai ka nga audiencat. Falë garancisë financiare që ka, RTSH duket se është e shkëputur nga konkurrenca me operatorët televiziv privatë për të patur sa më shumë audienca, të përkthyera këto të ardhura financiare nga reklamat. Mungesa e interaktivitetit me audiencat e bën atë të jetë larg këtyre të fundit, deri diku edhe autik.

Pothuajse asnjë nga emisionet që transmetohen në TVSH nuk kanë një faqe aktive në rrjetet sociale. Mjafton të shikosh faqen e RTSH-së në Facebook, si rrjeti më i përdorur në Shqipëri, për të kuptuar interesin e publikut të qasur drejt internetit ndaj programeve të RTSH-së. Është interesant fakti se për programet e postuara të TVSH-së në Facebook midis datave 01-10 prill 2016, ka vetëm një pëlqim (like) nga vizitorët. Ndërkohë qëështë krejt e kundërta për transmetuesit privatë, të cilët jo vetëm që ndajnë shumë produksione të tyre me audiencat online, por edhe i sponsorizojnë ato.

Pothuajse asnjë nga emisionet e RTSH-sënukkrijojnë lidhje tëdrejtpërdrejta me audiencat në kohë reale, gjë kjo ndodh ndjeshëm në rivalët e tij privatë.

Filmat artistik të transmetuar nga TVSH janë të vjetër, jo të njohur dhe që nuk nxisin interes. Kjo duket se vjen nga fakti i hezitimit për të blerë filma të rinj, të cilët në kushtet e transmetuesit publik mund të sigurohen shumë më lirë falë marrëveshjes që ka me EBU-në.(European Broadcasting Union) .

Në vijimësi të kësaj, një tjetër problem i rëndësishëm ështëmungesa e produksioneve të tipit “Serial” apo “Telenovela” të cilat kanë pushtuar ekranet e kanaleve televizive shqiptare. Produksionet shqiptare, me problematikat e shoqërisë vendase e që përcjellin edhe elementë kombëtarë, të realizuara nga vetë transmetuesi publik mund të ishin shumë më tërheqëse për audiencat vendase, në krahasim me produksionet indiane, turke, apo edhe perëndimore.

Emisionet për fëmijë janë një tjetër çështje që RTSH duhet të tregojë kujdes. Filmat dhe programet për fëmijë të transmetuar shfaqin problematika të shumta përsa i përket cilësisë dhe progresit me të cilin po shkon përpara ky sektor. Pjesa më e madhe e tyre janë produkte të hershme, shumë herë të ritransmetuara me titrim që lexohet me vështirësi, teksa rivalët e tjerë privat sjellin produksione të fundit.

Programacioni për fëmijë përjashton një target grup të rëndësishëm, atë të moshës së adoleshencës. Adoleshentët shqiptarë nuk gjejnë pothuajse asgjë që i tërheq në ekranin e transmetuesit publik.

Natyra e informacionit të transmetuar të jep idenë se është përgatitur nga gazetarë amatorë. Duket sikur ecet me idenë që “Mjafton që të jem korrekt”. Lajmi është më shumë zyrtarë se ç’duhet. Shumica e kronikave ka vetëm një pjesë të shkurtër të deklaratave të bëra publike, të mos shoqëruara nga asnjë detaj tjetër mbi të shkuarën dhe rrethanat që kanëçuar në atë ngjarje. Pra, lajmi është vetëm një lloj përmbajtjeje që përcjell ngjarjet që ndodhin në institucionet zyrtare me seli midis sheshit Skënderbej dhe korposit universitar. Në këtë kuadër, problem mbetet edhe ajo se nuk ka një ndjekje të vijueshmërisë së lajmit. P.sh., nëse në edicionet informative promovohet një çështje e caktuar, qoftë kjo politike apo sociale, ecuria e saj nuk ndiqet më tej.

Ka një mungesë të sinergjisë së brendshme institucionale. Varësisht infrastrukturës fizike që ka jo vetëm në Tiranë, por edhe në qendrat e tjera të vendit në Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Shkodër, RTSH duket sikur nuk përcjell asgjë. Një mundësi e tillë, që për operatorët televiziv komercial do të thoshte shumë, duket sikur nuk po shfrytëzohet siç duhet nga selia në Tiranë. Në kushte normale, këto qendra transmetimi mund të furnizonin shumë mirë me emisione dhe inormacion qendrën e tyre në Tiranë, gjë kjo që pothuajse nuk vihet re aspak.

Transmetimet në lidhje me kulturën kombëtare çalojnë. Edhe pse ka disa emisione që duket sikur e mbulojnë këtë detyrim, temat e trajtuara qoftë në reportazhe, qoftë në disa emisione kulturore janë shumë tësipërfaqësore dhe nuk depërtojnë në ato gjëra kombëtare që duhen ruajtur dhe promovuar. Rrjedhimisht, ekrani i transmetuesit publik të bën të mendosh që atij i mungon një strategji për mbrojtjen e vlerave kombëtare .

Orkestra Simfonike e RTSH-sëështë lënë në një hije të plotë. Duket sikur ajo del në skenë vetëm për festivalin e fundvitit, apo ndonjë rast tjetër. Në kushte normale, ajo duhet të kishte koncerte dhe aktivitete.

Tjetër çështje që tërheq vëmendjen është edhe mungesa e figurave identifikuese të transmetuesit publik. Ka patur një tendencë për ndryshimin e vazhdueshëm të stafit. Pothuajse mungojnë tërësisht figurat e para disa viteve. Televizionet komercialë përdorin emra identifikues për të tërhequr sa më shumë audienca. E nëse te këta të fundit dominon figura, imazhi i gazetarit me emisionin respektiv, në RTSH  kjo mungon pothuajse tërësisht.

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.