Një fshat shqiptar në Argjentinë, që ende ruan gjurmët e kombit
11/12/2019 Shpërndaje

Një fshat shqiptar në Argjentinë, që ende ruan gjurmët e kombit

Një komunitet mjaft i gjerë shqiptar jeton në Argjentinë. Në katundin Berisso (Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata, jetojnë shumë shqiptarë të cilët janë shpërngulur atje shumë shekuj më parë.

Shoqëria Shqiptare e Berishos (Sociedad Albanesa de Berisso), është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro). Komuniteti shqiptar atje është aq i gjerë sa Shoqëria Shqiptare e Berishos –ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe.

Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut. Megjithëse prej shekujsh jetojnë atje, kjo shoqëri edhe në ditët e sotme ka ruajtur traditën arbëreshe.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.