Një akt mirësie i së resë, lulëzon miqësinë mes saj dhe një gruaje në depresion
22/08/2018 Shpërndaje

Një akt mirësie i së resë, lulëzon miqësinë mes saj dhe një gruaje në depresion

Një akt i thjeshtë mirësie i një vajze të re është shndërruar në një miqësi të lulëzuar mes saj dhe një të huaje në depresion, e cila po kalonte ditë të këqija në jetë.

Mackenzie Mauller ishte në Starbucks në Ohajo këtë javë, kur ajo spontanisht vendosi të paguante për porsinë e një gruaje që po priste pas saj. Kur u largua nga dyqani, nuk mendoi shumë për veprën e mirë që bëri. Atë ditë, pak më vonë, ajo gjeti një letër të përzemërt në kutinë postare.

Letra ishte nga Nicole Clawson, një grua që po kalonte kohë të vështira dhe jetonte rastësisht pranë Maullerit. Ishte zonja të cilës i pagoi porosinë. “Faleminderit për kafenë!”, shkroi Clawson në letër. “Unë rrallë shkoj në Starbucks dhe e trajtoj veten, por dy muajt e fundit kanë qenë një luftë e vogël për mua.

Babai im vdiq dhe ai kujdesej edhe për fëmijët e mi. Familja dhe fëmijët e mi kanë kaluar një kohë të vështirë. Këtë mëngjes, babysitterja më tha se ishte sëmurë ndaj duhet të marr pushim në punë. Vendosa të blija mëngjesin e vajzave dhe një kafe të plotë për vete, sepse do të qëndroja në shtëpi.

Meqe nuk e planifikoja që jeta ime të shkonte në këtë rrugë, nuk isha e përgatitur emocionalisht dhe financiarisht për të lënë punën. Qava kur kuptova, se u treguat aq e ëmbël që më bletë kafene”,  shkruante më tej në letër.

“E ndjeja të nevojshme që ju ta dini se ajo që bëtë për mua ishte më shumë se vetëm një kafe. Ishte diçka që ma ka ndryshuar ditën, më ka vënë lot në sy dhe buzëqeshje në fytyrë”, shtoi ajo. Mauller postoi fotot në Twitter, dhe aty ka marrë mijëra pëlqime dhe retweets. Ajo pastaj shkroi një kartë të përzemërt dhe e dërgoi në shtëpinë e Clawson së bashku me një ofertë per kujdestare femijesh.

Clawson ishte aq e emocionuar dhe e kënaqur  nga dashamirësia e të resë, ndaj krijoi një llogari të Twitter kështu që të mund të lavdëronte Maullerin për bujarinë e saj. “Kjo ka qenë një mundësi kaq e mirë për fëmijët e mi, që të mësojnë si t’i trajtojmë të tjerët, pavarësisht rrethanave. Ata janë të gatshëm për t’i trajtuar të tjerët me dashamirësi”, shkroi Clawson.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.